E shtunë, 13 shkurt, 2016

    Lajme / SHBA

    Gratë amerikane, faktor në zgjedhjet presidenciale

    x
    Jerome Socholovski
    Rreth 55 për qind e grave amerikane zgjodhën kandidatin demokrat Barak Obama në zgjedhjet presidenciale. Gratë ishin pjesë e një koalicioni votuesish, ku përfshiheshin edhe të rinjtë dhe pakicat që patën rëndësi vendimtare në rizgjedhjen e presidentit. Shumica e grave që votuan për zotin Obama shprehen se i shikonin politikat republikane si regresiste për statusin e gruas:
     
    Elisabeth Kingsbury është avokate në Uashington. Ajo është shkëputur përkohësisht nga puna për t’u kujdesur për vajzën 2-vjeçare Emi dhe për djalin 3-jatësh Luca. Zonja Kingsbury thotë se votoi për Presidentin Obama për një numër arsyesh. Njëra ishte pikëpamja republikane për çështjet e gruas:

    “Më duket se gjatë gjithë ciklit të zgjedhjeve Partia Republikane tregoi vullnetin për t’i reduktuar pak nga pak të drejtat bazë të gruas, të cilat i kemi vendosur prej dekadash”.

    Gjatë fushatës, dy kandidatë republikanë për Kongres, Todd Akin dhe Richard Murdock, bënë  komente për përdhunimin, të cilat shumë vetë i konsideruan si ofenduese. Të dy ata humbën përballë rivalëve demokratë. Zonja Kingsbury thotë se ishte tronditur nga deklaratat e tyre:

    “Por gjithashtu nuk mendova që ishin krejt të çuditshme, pasi mendoj se plot njerëz në Partinë Republikane kanë bindje dhe pikëpamje të ngjashme”.

    Kur Mitt Romney u përpoq t’u drejtohej me mesazhin e tij grave, zonja Kingsbury thotë se fjalët që zgjodhi gjatë debatit flisnin qartë për bindjet e tij:

    “Për mua këto fjalë tregonin se sa ngushtë e shihte ai rolin e gruas në shoqëri”.

    Megjithatë, udhëheqësit republikanë thonë se ishin përqëndruar kryesisht tek ekonomia e vendit, pasi puna dhe siguria financiare janë temat më të rëndësishme për gratë:

    “Përse 3.6 milionë më shumë gra kanë rënë nën nivelin e varfërisë sot se kur presidenti erdhi në post katër vjet më parë? Presidenti ka dështuar përballë përparësive të grave”.

    Ndërkohë që 53 për qind e grave të martuara votuan për zotin Romney, shumica e nënave, si të martuara ose beqare, mbështetën zotin Obama.

    Gratë që konkuruan për post dolën mirë, duke dërguar 20 senatore në Senat, ose një të pestën e vendeve. Por një prej tyre, demokratja Elizabeth Warren nga shteti Masaçusets thotë se duhet të kishte pasur më shumë:

    “Duhet të flasim me seriozitet. Jemi në vitin 2012 dhe kemi vetëm 20 për qind të Senatit. Nuk mund të themi që gratë përfaqësohen në masë dërrmuese”.

    Zonja Kingsbury shprehet se Amerika duhet të punojë më shumë për të avancuar statusin e gruas.
    Ky forum është mbyllur
    Komente
         
    Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    12.02.2016
    Emisioni televiziv Ditari

    LAJME

    Maqedoni: Prokurorja Speciale nis hetime

    Hetimet në procesin e quajtur “Titanik”, përfshijnë ministra, gjykatës, noterë dhe zyrtarë të lartë të dyshuar për mashtrim zgjedhor
    Më tepër

    Qëndrimi ulur dhe tkurrja e trurit

    Një studim i ri zbulon se qëndrimi ulur në kolltuk duke parë televizor, në vend të ushtrimeve fizike, mund të shkaktojë tkurrjen e trurit tek të moshuarit.
    Më tepër

    USAID dhe fermerët në Malësi të Madhe

    Malësia e Madhe është zona ku grumbullohet sasia më e madhe e bimëve mjeksore, që eksportohen në SHBA.
    Më tepër

    BE, ultimatum Greqisë për kontrollin kufitar

    BE i dha Greqisë tre muaj afat të ndreqë problemet, përndryshe do të përballet me pezullim të antarësimit në Zonën e Shengenit për lëvizjen pa viza
    Më tepër

    Obama dhe fushata presidenciale

    Presidenti amerikan që mori pjesë në disa aktivitete politike për mbledhje fondesh për Partinë Demokrate në Kaliforni, tha se vendi është në një moment të rëndësishëm politik
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Thousands of faithful are coming to the Basilica of Our Lady of Guadalupe where Pope Francis will celebrate Mass on Feb. 13, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Security was tight days ahead of the papal visit, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Images of Pope Francis are plastered all over Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • A statue of Pope John Paul is seen near the Basilica of Our Lady of Guadalupe, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Women drop off flowers at the Basilica of Our Lady of Guadalupe ahead of the papal visit, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Pilgrims of all ages make their way to the Basilica of Our Lady of Guadalupe to see Pope Francis, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.