E dielë, 26 prill, 2015

Lajme / Shëndetësi

Telefonia celulare në ndihmë të shëndetësisë

x
Çdo vit ekspertë të shëndetësisë, drejtues dikasteresh dhe aktivistë mblidhen për të diskutuar sfidat e kujdesit shëndetësor global dhe ndihmesën që mund të japë teknologjia moderne për zhgjidhjen e këtyre sfidave. Takimi i sivjetshëm u zhvillua këtë muaj në Uashington dhe përqëndrohej në përdorimin e celularëve për të ndihmuar pacientët në vendet në zhvillim. Korrespondenti Joe De Capua njofton:
 
Konferenca vjetore grumbulloi në Uashington ekspertë të sektorit privat, organizatave joqeveritare, qeverive dhe industrisë së teknologjisë.
        
Patricia Mechael është drejtoreshë e Aleancës mHealth që synon të shfrytëzojë kapacitetet që ofron teknologjia e telefonisë celulare për të zgjidhur krizat e shëndetësisë. Ajo shpjegon se ndërkohë që bota ka sot 7 miliardë banorë, ka gjithashtu rreth 6 miliardë numra celularësh. Kontinenti afrikan po përjeton rritjen më të shpejtë të këtij sektori dhe kjo teknologji mund të ofrojë shumë ndihmë në përgjigje të sfidave të shëndetit të nënës e fëmijës:

“Fillimisht puna u përqëndrua në efektin që mund të ketë telefonia celulare në luftë kundër virusit HIV dhe Sidës. Kemi përvojë të pasur në mënyrën se si kjo teknologji ndihmon për të ndjekur regjimin e mjekimit. Më pas u përdor edhe në luftë kundër malaries dhe tuberkulozit”.

Kirsten Gagnaire, drejtoreshë e Aleancës Celulare për Veprim për Shëndetin e Nënës shpjegon se çdo vit rreth 3 milionë foshnje vdesin nga probleme që shfaqen gjatë shtatzanisë apo gjatë lindjes. Pjesa më e madhe e këtyre vdekjeve, që regjistrohen në vendet në zhvillim, janë të parandalueshme nëse ka qasje tek informacioni i nevojshëm. Organizata e saj, shpjegon zonja Gagnaire, u dërgon mesazhe nënave, përmes telefonave celularë, për t’i informuar mbi shëndetin e tyre dhe të foshnjave:
               
“Kemi dërguar mesazhe me informata për shtatzaninë si dhe për vitin e parë të jetës së foshnjes. Këto mesazhe dërgohen në konsultim me një komision shumë të specializuar ekspertësh të shëndetësisë”.

Informacioni, shpjegon ajo, mund të dërgohet me mesazhe zanore apo SMS:
                         
“Të marrim si shembull një grua shtatzënë në Bangladesh, e cila është regjistruar në një sistem që ofron mesazhe që lidhen me shtatzaninë e saj dhe e ndihmojnë në veprimet që bën. Për shembull asaj i dërgohen mesazhe për ta kujtuar kur duhet të bëjë vaksinat, apo çfarë masash të tjera parandaluese të ndërmarrë”.

Zonja Gagnaire e Aleancës Celulare për Veprim për Shëndetin e Nënës thotë se shpesh përdoruesit në vendet e zhvilluara e marrin si të mirëqënë lidhjen me internetin:

“Shumë njerëz në vendet e zhvilluara besojnë se gjithë bota është e lidhur me internetin. Por kur e mendon me kujdes se çfarë kërkon lidhja me internet, për shembull të dish si të kërkosh në Google, si të lexosh informacionin që gjen dhe si të analizosh se çfarë nënkupton ky informacion për ju – e gjithë kjo është e pamundur për një individ analfabet në një vend në zhvillim”.
 
Ajo shton se mesazhet për shëndetin mund të mos i dërgohen vetëm gruas shtatzënë, por bashkëshortit ose vjehrrës së saj që edhe të afërmit e gruas të dinë si të kujdesen për të.
        
Sfida kryesore në këto përpjekje është shfrytëzimi i informatave gjithnjë e më të pasura për t’i shërbyer kujdesit për pacientin dhe përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
26.04.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Përsëri dhunë në Ukrainë

Përplasje mes ushtrisë dhe seperatistëve
Më tepër

Hong Kong: Rriten çmimet e shtëpive

Hong Kongu është ndër tregjet më të shtrenjta në botë të pasurisë së patundshme
Më tepër

Amerika dhe marrëveshjet tregtare

Intensifikohet debati për dy marrëveshje të rëndësishme tregëtare
Më tepër

Vullnetarizmi në Tiranë sipas përvojës amerikane

Organizata American Corps po bashkëpunon me shoqatat vendase
Më tepër

Çështja e emërtimit të rrugëve në Ulqin

Gjykata kushtetuese anulon emërtimet në frymën kulturore, historike dhe kombëtare të qytetit dhe banorëve që jetojnë aty
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Demonstrators protest in the streets as they march for Freddie Gray to Baltimore's City Hall, in Baltimore, April 25, 2015.
  • Police attempt to block marchers as they block Pratt Street after a march to City Hall for Freddie Gray, in Baltimore, April 25, 2015.
  • Police detain a man after a march to City Hall for Freddie Gray, in Baltimore, April 25, 2015.
  • Demonstrators confront law enforcement officers near Baltimore Police Department Western District to protest against the death of Freddie Gray in police custody, in Baltimore, April 25, 2015.
  • Protesters jump on a police car at a rally to protest the death of Freddie Gray who died following an arrest in Baltimore, April 25, 2015.
  • A man is kicked as he attempts to get up after being knocked down, following a march to City Hall for Freddie Gray, in Baltimore, April 25, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.