E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Shqipëri, veprimtaria e Shërbimit Informativ të Ushtrisë

Parlamenti rrëzoi sot me votat e shumicës së djathtë kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor

x
Madhësia e gërmave - +

Në Shqipëri, parlamenti rrëzoi sot me votat e shumicës së djathtë kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor mbi veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Ushtrisë.
 

Sipas opozitës, kërkesa për hetim është paraqitur pasi për muaj me radhë ministria e mbrotjes refuzoi kontrollin parlamentar të anëtarëve të komisionit të Sigurisë, tha deputeti Piro Lutaj.
 

Socialistët kanë lëshuar akuza sipas të cilave shërbimi informativ i ushtrisë ka realizuar përgjime të jashtëligjshme të anëtarëve të opozitës, të trupit diplomatik apo është pajisur me armatime që sipas tyre nuk i takojnë këtij shërbimi. Sipas zotit Lutaj ka dyshime të forta për korrupsion dhe abuzime me fondet në ministrinë e Mbrojtjes.
 

Por shumica e rrëzoi kërkesën pasi sipas saj objekti i hetimit ishte formuluar në kundërshtim me ligjin dhe përcaktimet e gjykatës kushtetuese. Deputeti Enekelejd Alibeaj tha se socialistët nuk ishin të interesuar për një hetim të vërtetë por se e kërkonin atë si pjesë e lojës politike

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
08.11.2012 20:03
HETIMI PARLAMENTAR I SHERBIMIT INFORMATIV TE USHTRISE DUHET TE BEHET SEPSE KA PERGJUAR OPOZITEN DHE TRUPIN DIPLOMATIK DREJTUAR NGA Z.ZYLA ,KY SHERBIM PO MBULON AFERAT E PISTA TE ARBEN IMAMIT PER SHITJEN E ARMEVE NEPERMJET FIRMAVE SERBO--MALAZEZE NE DREJTIM TE VENDEVE ARABE DHE GRUPEVE TERORISTE NUK PARANDALOI SHPERTHIMIN E GERDECIT KU U VRANE 26 VETA..KOHA PER VEPRIM ..VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Apple:kompania paguan të gjitha taksat që i detyrohet Shteteve të Bashkuara

Por hetuesit e Kongresit thonë se kompania do të kishte paguar 9 miliardë dollarë më shumë taksa në qoftë se nuk do të kishte përfituar nga dispozitat e kodit amerikan të taksave
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive