E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Adriatik Llalla prokurori i ri i Përgjithshëm

Sot emërimi nga presidenti Nishani. Pritet votimi në parlament. Llalla drejton aktualisht Inspektoriatin e Lartë të deklarimit të pasurive, post në të cilin u zgjodh në 2008 me votat edhe të opozitës

x
Madhësia e gërmave - +
Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani dekretoi sot në postin e prokurorit të ri të përgjithshëm drejtuesin aktual të Inspektoriatit të Deklarimit të pasurive të zyrtarëve të lartë, Adriatik Llalla. Vendimi i tij erdhi pasi mandati i prokurores së përgjithshme Ina Rama u konsiderua i përfunduar në 22 nëntorin e kaluar.

Cështja e mandatit të zonjës Ina Rama shkaktoi debate të shumta lidhur me interpretimin ligjor. Sipas socialistëve në opozitë, mandati i saj 5 vjecar duhej të llogaritej nga momenti i hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese të majit 2008 të cilat përcaktuan dhe afatin kohor të qëndrimit në detyrë të prokurorit të Përgjithshëm, që deri atëherë ishte i papërcaktuar. Presidenti Nishani nga ana e tij vlerësoi se mandati 5 vjecar llogaritej nga marrja e detyrës në nëntorin e vitit 2007.



Hipoteza të shumta qarkulluan këto ditë mbi zgjedhjen e prokurorit të ri, të shoqëruara me dyshimet për rrezikun e emërimit të një figure të kontrolluar politikisht nga e djathta në pushtet. Emërimi i zotit Llalla duket se ka patur parasysh heqjen e dyshimeve të tilla. Ai u zgjodh në krye të Inspektoriatit të Deklarimit të pasurive në tetor të vitit 2008, pasi mori në parlament edhe votat e socialistëve. Sipas presidentit Nishani kjo ishte dhe një nga arsyet përse ai përzgjodhi kandidaturën e zotit Llalla, përpos eksperiencës së tij edhe si prokuror me një karrierë 10 vjecare ku mes të tjerash ka qenë edhe zëvendës prokuror i Tiranës si dhe kryetar i Këshillit të Prokurorisë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
04.12.2012 09:14
ZOTI ADRIATIK LLALLA MUND TA KRYEJE DETYREN E KRYEPROKURORIT TE R,SHQIPERISE SEPSE DIN MIRE LIDERET POLITIKE SE KU I KANE PARATE NEPER BANKAT E HUAJA ,POR DERI TANI NUK KA DALE AS NJE PESHK I MADH..KUR JANE 4 MINISTRA QE NUK KANE MARE PERGJESI PENALE NGA GJYKATAT SHQIPETARE..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive