E hënë, 15 shkurt, 2016

    Lajme

    Raporti vjetor mbi SIDA-n

    x
    Në raportin e përvitshëm global për virusin HIV dhe SIDË-n thuhet se numri i infektimeve të reja me sëmundjen  vazhdon të bjerë.  Në raportin UNAIDS thuhet se rreth 34 milionë njerëz janë të prekur nga sëmundja, rreth 70 për qind e tyre në Afrikën Nën-Sahariane. Rajoni mbetet më i prekuri dhe atje 1 në 20 të rritur janë të infektuar me virusin HIV. Rajonet e tjera më të prekura nga virusi janë Karaibet, Evropa Lindore dhe Azia Qendrore. UNAIDS po ashtu thotë se shkak për shqetësim janë personat e infektuar rishtazi në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Këto rajone, që njihen si MENA, tradicionalisht kanë patur një numër shumë të vogël njerëzizh të infektuar me virusin HIV. Por në raport thuhet se ka një prirje drejt rritjes. Infektimet e reja janë rritur me 35 për qind që nga viti 2001.
              
    Një arritje pozitive është se infektimet e reja në shkallë botërore kanë rënë ndjeshëm që nga viti 2001, në rreth 2,5 milionë njerëz në vit.  Bernhard Schwartlander është Drejtor i Evidencave, Novacioneve dhe Politikave i  UNAIDS-it.

    “Kemi një rënie prej më tepër se 50 për qind të infektimeve të reja në 25 vende të botës, që nga viti 2001. 13 nga këto vende janë të Afrikës Nën-Sahariane, rajoni më i prekur nga virusi HIV; 73 përqind pakësim në Malawi dhe një rënie prej 71 përqind në Botsvana. Këto janë shifra tepër impresionuese.”

    Afrika e Jugut, vendi me numrin më të madh të infektimeve, ka patur një rënie prej 41 përqind që nga viti 2001. Njëkohësisht, trajtimi në Afrikën e Jugut u shtua me  75 për qind në dy vjetët e fundit.

    Jashtë Afrikës Nën-Sahariane, UNAIDS thotë se Kina i ka shtuar trajtimet për sëmundjen me 50 për qind gjatë vitit të fundit.
    Schwartlander po ashtu thotë se është bërë përparim tek fëmijët e prekur nga virusi.

    “Në dy vitet e fundit, gjysma e pakësimit të infektimit me virusin HIV, kanë qenë mes fëmijëve. Në 6 vende, Burundi, Kenya, Namibia, Afrika Jugore, Togo dhe Zambia, numri i fëmijëve të infektuar rishtazi me virusin HIV ka rënë të paktën 40 për qind gjatë dy vjetëve të fundit.”

    Ndër vendet që paten raste të infektimeve  më tepër se 25 për qind mes viteve 2001 dhe 2011, janë Bangladeshi, Gjeorgjia, Guinea Bissau, Indonezia, Kazakistani, Kirgistani, Filipinet, Republika e Moldavisë dhe Sri Lanka.

    Rreth 1,7 milionë njerëz vdiqën nga shkaqe që lidhen me SIDE-n në vitin 2011, duke shënuar gjithashtu vazhdimin e rënies. Prirja e rënies filloi në mesin e viteve 2 mijë, kur filloi të shtohet përdorimi i ilaçeve retrovirale në vendet në zhvillim.

    Virusi HIV dhe SIDA janë sëmundje që transmetohen seksualisht. Studime të fundit tregojnë se  ilaçet retrovirale mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve në fazën fillestare, dhe ka kërkime shumë premtuese në këtë fushë    

    Megjithatë, UNAIDS thotë se ritmi aktual i përparimit nuk është i mjaftuesheshëm për arritjen e synimit global për të përgjysmuar transmetimin e SIDE-s mes rrugëve sekuale deri në vitin 2015.

    Raporti thotë se përdorimi i prezervativëve është një element kritik i parandalimit të infeksionit. Megjithatë, sipas raportit, ka patur një pakësim të përdormit të prezervativëve në vende si Uganda, Benini, Burkina Faso dhe Bregu i Fildishtë. Njohuritë në përdorimin e prezervativëve, sidomos mes grave të reja, mbeten të pakta në disa vende ku ritmi i infektimeve është i lartë.

    Sipas të dhënave bërja synet  ka treguar pakësim të rrezikut të infektimit me virusin HIV. Megjithatë, UNAIDS thotë se ka patur sukses të kufizuar në shtimin e rasteve të bërjes synet me baza vullnetare. Mitchell Warren, kryetar i grupit AVAC komenton per raportin:

    “Eshte një raport shumë i mirë dhe një lajm shumë i mire. Tani çështja është se ç’duhet bërë më tej?.”
     
    Ai thotë se 50 për qind e pakësimit të infeksioneve duhen marrë në perspektive dhe se duhen shtuar dhe shpejtuar përpjekjet për t’i dhënë fund epidemisë dhe për të patur një brez pa SIDE.
    Ky forum është mbyllur
    Komente
         
    Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    14.02.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

    LAJME

    Maqedoni: Prokuroria speciale kërkon sërish masën e paraburgimit

    Prokuroria speciale në Maqedoni ka paraqitur ankesë ndaj vendimeve të Gjykatës penale në Shkup për mosmiratimin e kërkesës për paraburgimin e të dyshuarve në rastin “Titanik”.
    Më tepër

    Zyrtari i DASH: Mesazhi i vizitës, reforma dhe lufta kundër korrupsionit

    Një zyrtar i Departamentit të Shtetit foli me gazetarët që shoqëronin Sekretarin John Kerry, gjatë udhëtimit për në Shqipëri
    Më tepër

    Dënimi i krimeve të komunizmit në Kosovë

    Kosova ka pasur disa propozime, për rezoluta dhe për ligjin e lustracionit, por asnjë nuk ka kaluar.
    Më tepër

    Mal i Zi përgatitet për pritjen e refugjatëve nga Siria

    Përgatitje operative për pritjen e mundshme të refugjatëve nga Siria në rast të mbylljes së kufijve nga ana e shteteve të BE-së
    Më tepër

    Studentët shurdhë-memecë të Universitetit Gallaudet

    Shumë studentë të huaj shurdhë-memecë studiojnë në universitetin e vetëm të këtij lloji në botë, univeristetin Gallaudet
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Thousands of faithful are coming to the Basilica of Our Lady of Guadalupe where Pope Francis will celebrate Mass on Feb. 13, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Security was tight days ahead of the papal visit, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Images of Pope Francis are plastered all over Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • A statue of Pope John Paul is seen near the Basilica of Our Lady of Guadalupe, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Women drop off flowers at the Basilica of Our Lady of Guadalupe ahead of the papal visit, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Pilgrims of all ages make their way to the Basilica of Our Lady of Guadalupe to see Pope Francis, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.