E dielë, 26 maj, 2013

Lajme

Luftimet në Siri kapërcejnë kufirin në Liban

x
Madhësia e gërmave - +
Zyrtarët libanezë thonë se dhuna sektare e lidhur me luftën civile në Sirinë fqinje ka shkaktuar sot 4 të vrarë në qytetin verior të Tripolit. Autoritetet thanë se në luftimet e sotme u përfshinë përkrahësit suni të rebelëve sirianë në lagjen Bab Tabbanes të Tripolit dhe besnikët Alawitë të presidentit sirian Bashar al Assad në distriktin Jabal Mohsen.

Vrasjet e sotme acaruan tensionet shumëvjeçare që ekzistonin në Tripoli, mes  shumicës suni të banorëve të qytetit që mban anën e rebelëve kryesisht suni të Sirisë dhe pakicës Alawite, aleatë me presidenti Bashar al-Assad. Qeveria libaneze dërgoi përforcime në Tripoli, në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës, që ka shpërthyer disa herë muajt e fundit dhe ka krijuar shqetësime se edhe Libani mund të përfshihet në konfliktin e Sirisë.

Autoritetet siriane i kthyen trupat e tre libanezëve suni të vrarë në luftimet e sotme në Liban. Beiruti i ka kërkuar Damaskut t’i rikthejë në atdhe trupat  e të gjithë luftëtarëve.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: myzafer
10.12.2012 02:05
me fali ka tripol ne lebanon.


nga: myzafer
10.12.2012 02:01
e urojme kete artikull shkrues perb vendet esakta qe na tregon.a thua eshte pa haber?

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive