E premte, 06 mars, 2015

Lajme / Evropë

Polemika për dramën Sulejmani i Madhërishëm

x
Turqia po përjeton një betejë disi të pazakontë mes autoriteteve dhe një programi argëtues televiziv. Aktualisht në Turqi po shfaqet telenovela Shekulli i Madhërishëm, për sulltanin më të famshëm turk – Sulejmanin e Madhërishëm. Drama historike televizive ka pasur sukses jo vetëm në Turqi, por edhe në Ballkan e Lindjen e Mesme. Por siç njofton Dorian Jones, kryeministri e konsideron këtë serial thjesht si një herezi historike.
 
Roxelana legjendare me një pekt provokues, josh Sulltanin Sulejmani i Madhërishëm. Ky është një ndër episodet e dramës televizive Muhtesem Yuzyil – ose Shekulli i Madhërishëm – një telenovelë historike turke. Skenaret plot intriga në mjediset e Haremit, mes konkubinave rivale të sulltanit dhe rivaliteti politik në Oborrin mbretëror e kanë bërë këtë një realizim shumë të suksesshëm. Por kryeministri Recep Tayyip Erdogan nuk e pëlqen telenovelën: 

Ai thotë se Sulltan Sulejmani që portretizohet në telenovelë nuk i përngjet sulltanit që njeh ai nga librat. Personazhi televiziv nuk është sundimtari që kaloi 30 vjet hipur mbi kalë dhe jo në pallate, siç thuhet në telenovelë. Kryeministri ka kritikuar hapur regjisorët dhe pronarët e stacionit televizv.

Ai u ka kërkuar autoriteteve të hapin hetime mbi programin, megjithëse nuk është e qartë se cilat ligje mund të jenë shkelur.  Por Cengiz Aktar, politilog dhe kontribues për gazetën Taraf, thotë se historia nuk është në anën e kryeministrit puritan:  

"Si njeriu më i fuqishëm në Turqi, ashtu si udhëheqësit më të fuqishëm kudo në botë, ai po përpiqet ta rishkruajë historinë sipas bindjeve të tij, për t’i prezantuar këta individë si perandorë tepër të pastër që vetëm luten, drejtojnë perandorinë dhe bëjnë mirësi.  Ky portretizim s’ka asnjë lidhje me historinë. Ashtu si gjithë udhëheqësit në botë, perandorët turq kishin shumë gra dhe jetonin mes luksit”.

Ballafaqimi mes njeriut më të fuqishëm të Turqisë dhe telenovelës më të suksesshme po diskutohet gjerësisht në media. Por pjesa më e madhe e aktorëve dhe producentëve nuk kanë bërë komente. Ata e kanë të qartë se e ardhmja e programit mund të jetë në pikëpyetje. Aktorja Nebahat Cehre shprehet:

Ajo thotë se nuk mund të ketë censurë mbi krijimtarinë artistike. Shekulli i Madhërishëm është thjesht dramë televizive, thotë ajo. Fëmijët duan të njihen me historinë e vendit, dhe përditë po dalin libra të rinj për këtë periudhë historike.
 
Fakti është se qëkur kryeministri iu kundërvu telenovelës, shikueshmëria ka arritur shifra të reja rekord. Por një ndër deputetët e afërt me kryeministrin është zotuar të propozojë një projekt-ligj për mbrojtjen e imazhit të figurave historike të vendit.  

Ky lajm u perhaps me shpejtësi në rrugët e Stambollit. Në orët e vona të pasdites, kur njerëzit kthehen nga puna dhe përgatiten për një episod tjetër të telenovelës, komentet e tyre shfaqin nota zemërimi dhe indinjate:   

"Asnjeri nuk të detyron ta ndjekësh. Por nuk është për t’u çuditur që kryeministri e interpreton si i do qejfi. Të nxjerrësh ligje kundër programeve televizive është qesharake, por është një prej okupimeve të parlamentit tonë. Nuk e di cilët parlamente të tjerë nxjerrin ligje kundër programeve televizive. Kjo është absurde”.

Telenovela Shekulli i Madhërishëm, ashtu si vetë Sulejmani i Madhërishëm, mund t’i takojë së shpejti së kaluarës, ndërkohë që qeveria turke shprehet haptazi se historia e vendit është tepër e rëndësishme dhe nuk mund t’u lihet dorë e lirë për interpretim emisioneve televizive. Por kritikët shprehen të shqetësuar se ka filluar të dëgjohet në korridoret e dikastereve shtetërore në Ankara tingulli i penës që po shkruan historinë e rishikuar dhe të sterilizuar të Turqisë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
21.12.2012 19:53
Erdogani nuk e pelqen telenovelen Sulejmani i Madherishem eshte puna e tij sepse nuk e don sulltanin 80% ne harem.Z Tini nga Franca Edogani eshte nje islamik i thekur,ky zotni duhet te vere ne zbatim mesimet dhe porosite e babait te kombit turk Ataturkut i cili krijoi Republiken moderne te Turqise.kjo eshte detyra Erdoganit..Turqia duhet te mbaje maredhenie diplomatike shume te mire me Izraelin sepse Turqia perfiton me shume edhe nga ekonomia..Erdogani kishte dy miq Bashir Al Assad dhe Amedinezhat por keta ja kishin Turqise me hile thike mbas shpine te lidhur me Rusine e Putinit..Z TINI ,Persa i perket Perandorise Osmane ishte nje faqe eret per shqipetaret,na la ne prapambetje te madhe ekonomike,na mohoi gjuhen shqipe.na konvertoj nga krishtere ne muslimane ne tre forma ,per ekonomi,me deshire dhe me force,muaren 100 vjet me vonese Pavaresine e Shqiperise nga vendet e Ballkanit,nje nga shkaketaret e coptimit te trojeve shqipetare eshte Perandoria Osmane.ndersa TURQIA E SOTME ESHTE ALEATE DHE MIKE E SHQIPERISE,,NJE SUGJERIM Z TINI MOS ADMIRO ARABET NUK KANE TE BEJNE ME SHQIPETARET SEPSE NGA VARFERIA NE KOSOVE JANE SHTUAR SHUME..


nga: tini nga: Francë
17.12.2012 23:16
e po plasni prej inati ,ky eshte kryeministri qe i tregoj izraelit vendin ku e ka dhe se nuk dueht me kruhet me shume se i del me keq .
doni nuk doni ky po behet personi me i dashur nder Muslimanet, e juve qe ju dhemb per izraelin skam çka ju bej.


nga: jakov nga: Israel
17.12.2012 08:04
Me ben shume pershtypje qe nje kryeminister aq naiv dhe medioker kerkon t'u kundervihet programeve TV dhe te vere censure per t'i paraqitur ngjarjet ashtu sic do ai .Nuk hera e pare qe ai sillet ashtu dhe na demonstron para gjithe opinionit boteror se ai ka mbetur nje anadollak i psoriasur qe edhe ne politike eshte po aq i ngurte , dhe jo vetem.Ai s'ka as idene me te vogel se duke prishur mardheniet me Israelin , eshte Turqia qe ka humbje me shume e ne me pak .Interesi ekonomik e Turqise ishte e kunderta e asaj qe thash e jo si nje mushk kokeforte te perseris gjithmone poato pseudoargumenta qe ka thene me pare Sa per populin turk them se ne rastinkonkret ka tedrejte te pamohushme t'i kundervihet ,por duhet ta kishte kuptuarme pare kur votoi se dyti per te .Kjo tregon se nuk epaskan njohur mire me c'gdhe kane te bejne .Shikoni dhe ne mardheniet me Sirine qe eshte nje shtet qe mbahet me bajonetat e te tjereve --Ruseve , Iranit e korese veriore .Ka frike nga ata qe u kane rene te perbrendeshmet pertoke dhe ai president budalla vazhdon te terrorizoje popullin akoma pa patur frike .Madje as USA se bashku me NATO nuk jane ne gjendje t;ja fusin dy kembet ne nje kepuce sic ben gjetke brenda pak ditesh me Kadaf e kompani.Kjome tregon me se miri se Obames i shkon tensioni 220me 150kur degjon emrin e ruseve apo lekurverdheve .Ishit te zotet dikur kur luftuat me lekurkuqet , por me sa po shoh lekurverdhet poju bejne zap dhe prit ku jeni akoma ,seky eshte vetem nje prelud i asaj sinfonie qe ka filluar t'i degjohet zeri .


nga: Anonim
14.12.2012 12:38
Erdoganit nuk i pelqen Telenovela Sulejmani i Madherishem e kerkon nje lider sipas bindjes te tij duke pare me kale dhe shpate neper beteja dhe humanist,por more Z Erdogan Sulekmani i madherishem e kalonte kohen ne harem reth 80% te kohes po kete pune kane bere dhe sulltane te tjere duke mare vajza nga gjithe Perandoria Osmane si Hyremi me origjine Ruse ja prishi mendjen Sulejmanit te Madherishem apo Mahidevrani me origjine shqipetare..Haremi ishte nje nga vendet e intrigave dhe vrasje me shpate dhe thika dhe prerje kokash ne kercu ..koke turku.keto dukuri ja futi dhe Ballkanit..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
05.03.2015
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Kosovë: Pezullohen dy policë serbë

Pezullimi i tyre është pjesë e hetimeve për vrasjen e policit Enver Zymberi në korrik të vitit 2011
Më tepër

Intervistë me deputeten Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokrate morri pjesë në forumin Rrjeti për Demokraci i Grave
Më tepër

Çështja Doshi, tension në parlament

Akuzat për një plan për vrasje, deputeti Tom Doshi 6 orë përpara grupit hetimor. Prokuroria kërkon dëshmitë e zyrtarëve më të lartë të Shtetit dhe disa deputetëve
Më tepër

Gjyqi ndaj Dzhokhar Tsarnaev

Avokatja mbrojtëse e Tsaenavit, pranoi dje para trupit gjykues se klienti i saj kishte ndihmuar në realizimin e sulmit vdekjeprurës të 2013-ës, por shtoi se vëllai i madh ishte ideatori i planit
Më tepër

Klinton: Publikoni email-at

Zonja Clinton shkruante mbrëmë në twitter se do që emailet e saj të bëhen publike dhe të shqyrtohen nga Deparatmenti i Shtetit, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Hostesses pose for photos outside the Great Hall of the People during the opening session of the annual National People's Congress in Beijing, China.
  • Bangladeshi workers unload goods from a boat in the Buriganga River in Dhaka.
  • The 4.6-meter high bronze sculpture "Gift Horse", which portrays a skeletal horse by German-born artist Hans Haacke, stands above Trafalgar Square after it was unveiled as the new commission for the Fourth Plinth, in London.
  • A girl slips on an icy street while walking with her sister in the Brooklyn borough of New York. The girls were dressed as clowns for the Jewish celebration of Purim.
  • Policemen take position behind shields near Yangon City Hall after a crackdown on a peaceful demonstration supporting the student protests which demand an amendment to the National Education Bill in Yangon, Myanmar.
  • Arthur Ward stands with his Pyrenean Mountain Dog Cody during the first day of the Crufts Dog Show in Birmingham, central England.
  • The moon sets in the early morning hours as a man walks along an ocean pier in Oceanside, California.
  • Male Afghan women's rights activist wear burqas to show their solidarity to Afghan women ahead of International Women's Day in Kabul.
  • Firecrackers go off next to people during the Beehive Rockets Festival, ahead of the Chinese Lantern Festival in Tainan, southern Taiwan, March 4, 2015.
  • People sing and dance while celebrating Holi, the Festival of Colors, in Kathmandu, Nepal.
  • Kristy Fogden, right, of New Zealand, hands her friend Dave Shaw a guitar as they stand on a sand dune at dusk in White Sands National Monument, New Mexico, March 4, 2015.
  • A foreign tourist screams as another puts color on her face during celebrations marking Holi in Kolkata, India.

Interaktive