E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme

Siria thotë se nuk do të përdorë armë kimike

x
Madhësia e gërmave - +
Siria thotë se nuk do të përdorë armë kimike ndaj popullit të vet, pasi Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se sjellja e qeverisë siriane është e dënueshme dhe se veprimet e saj kundër popullit sirian janë tragjike.

Duke folur sot gjatë një vizite në Pragë, zonja Clinton po ashtu përsëriti paralajmërimin e SHBA kundër përdorimit të armëve kimike nga Siria. Ajo tha se kjo çështje mbetet kritike dhe se mund të nxisë reagi të menjëhershëm nga SHBA.

Fuqitë perëndimore e kanë hedhur poshtë mudnësinë e një ndërhyrjeje ushtarake gjatë krizës 20-mujore në Siri, por paralajmëruan se përdorimi i armëve kimike nga qeveria do të nxiste reagim të shpejtë.

Ministria e Jashtme e Sirisë, duke u reaguar menjëherë pas komenteve të sekretares  Clinton, tha se Damasku “nuk do të përdorte armë kimike, në se do t’i kishte ato, kundër popullit të vet, në çfarëdo rrethane qoftë”
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: MEHDI nga: SHQIPERIA
03.12.2012 23:12
Une personalisht nuk e pranoj qendrimin e vendeve perendimore dhe te OKB ndaj SIRISE.

Vetem Amerika mundet ta zgjidhe,por eshte penguar nga vendet e tjera,

Keto qe shohim ne TV jane te patolerueshme,politika vendoska gjithcka,edhe aty ku jane vrare rreth 30.000 mije civile

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

U përkujtua 40 vjetori i revoltës së Spaçit

Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist përsipër.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive