E enjte, 02 tetor, 2014

Lajme / Bota

Identiteti i Tajvanit

x
Kina po i afrohet ekonomikisht Tajvanit, por kjo nuk do të thotë se banorët e ishullit janë entuziastë për politikat që ndjek Pekini. Taivanezët janë krenar për identitetin e tyre të veçantë kulturor nga Kina, pavarësisht rrënjëve të përbashkëta etnike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ralph Jennings njofton për fushatën që ka ndërmarr Tajvani për të promovuar dallimet e tij nga Kina.
 
Një panair kulturor këtë muaj në Hong Kong do të promovojë libraritë dhe krijuesit e pavarur të filmave të Tajvanit. Kjo nuk është një ngjarje që reklamohet për turizëm. Lee Ying-ping – drejtoresha e Qendrës Kulturore dhe Informacionit  Hua Kwang në zyrën e qeverisë tajvaneze në Hong Kong, thotë se Tajvani ka nevojë për 40 ekspozitat kulturore të panairit për të lënë një përshtypje të qëndrueshme në territorin e kontrolluar tashmë nga Pekini. Ajo e quan kulturën e Tajvanit, një burim të forcës së butë.

Ajo thotë se forca e butë e Tajvanit, e akumuluar në dekadat e fundit, i ka tejkaluar politikat dhe ekonominë e tij dhe është një avantazh me vlerë për tu përdorur dhe një gjuhë për dialog. Ajo thotë se shumë njerëz në Hong Kong e shohin këtë aspekt të Tajvanit si një ndër më interesantët.

Përpjekja e Hong Kongut, një ish koloni britanike, është pjesë e një plani katër vjeçar të përdorimit të forcës së butë të qeverisë së Tajvanit. Duke e ditur se Kina është më e madhe ushtarakisht dhe ekonomikisht, Tajvani është duke kërkuar më shumë ndikim global duke treguar karakteristika të tilla si filma të pavarur dhe libra - gjëra që Kina nuk mund t’i pretendojë.

Analistët e quajnë këtë shtytje, pjesë të një lëvizje më të gjerë për t’i provuar botës dhe vetes, se Tajvani ndryshon nga Kina. Hsu Yung-ming, ndihmës profesor i shkencave politike në Universitetin Soochow në Taipei, thekson një krizë identiteti që ka gjeneruar debat në mediat lokale dhe ka bashkuar vijat partiake.

Ai thotë se sheh një ndjenjë sociale të krizës, që ka të bëjë me shqetësimin se Tajvani do të përfshihet në një subjekt të madh politik dhe ekonomik dhe do të humbasë identitetin e tij të veçantë. Ai e quan këtë një ndjenjë kolektive të krizës që lidh kampe të ndryshme politike.

Të dy partitë kryesore politike tajvaneze pajtohen me nevojën për të formuar lidhje të ngushta ekonomike, tregtare dhe për të bërë investime me ekonominë 7 trilion dollarëshe të Kinës. Udhëheqësit në Pekin kanë nënshkruar 18 marrëveshje me Taipein që nga viti 2008, dhe të tjera priten të nënshkuhen. Kina po përpiqet gjithashtu për bisedime që do të çojnë drejt lidhjeve më të ngushta politike mes dy vendeve.

Kina ka pretenduar sovranitetin mbi Tajvanin që nga lufta civile kineze e 1940ës. Qysh atëhere, të dy palët kanë pasur qeveritë e tyre të veçanta. Dy partitë kryesore mbështesin idenë që Tajvani të vazhdojë të qëndrojë larg Kinës.

Sondazhet e opinionit tregojnë gjithashtu se njerëzit janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar në lidhje me marrëdhëniet e Tajvanit me Kinën. Një sondazh i Universitetit Chengchi, publikuar këtë vit, tregon se 45 për qind e taiwanezëve mendojnë se ritmi i shkëmbimeve Kinë-Tajvan është i drejtë, në krahasim me 33 për qind të cilët thonë se ai është shumë i shpejtë. Alexander Huang është profesor i studimeve strategjike në Universitetin Tamkang në Taipei.

"Për lidhjet ushtarake dhe diplomatike, më shumë njerëz mendojnë se marrëdhëniet kanë qenë shumë të tensionuara. Rreth 70 për qind thonë se marrëdhëniet në frontin diplomatik janë shumë të tensionuara."

Tajvani ka mbështetur për një kohë të gjatë një përpjekje aktive të marrëdhënieve ndërkombëtare për të luftuar bllokimin e Kinës që Tajvani të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara. Kjo përfshin ndihma humanitare dhe të zhvillimit që shkojnë përtej ndihmës së aleatëve të Tajvanit.

Edhe pse këto përpjekje janë në vazhdim, shumë njerëz në Tajvan preken më shumë nga ngjarje ku bashkëqytetarët e tyre lënë përshtypje të mirë para një turme ndërkombëtare. Atletë të tillë si lojtarja e golfit për femra, Yani Tseng, dhe ylli i basketbollit në NBA Jeremy Lin, prindërit e të cilit janë tajvanez, janë të nderuar.
Për Huang Chia-fu, një student 21-vjeçar në Universitetin Kombëtar Cheng Chi në Taipei, është njohja jozyrtare ajo që ka rëndësi.

Ai thotë se ka arritur në një pikë ku Tajvani e gjen të vështirë për të promovuar veten në mjedise ku merr pjesë edhe Kina. Ai thotë se vendi mund të përdorë mjete të tjera për të rritur profilin e ishullit. Ai thekson faktin e përfundimit në një nivel të lartë të një ekipi lokal në një ligë të  turneut për lojra kompjuterike në Los Angeles, këtë muaj, ku u tregua se si Tajvani është një vend që nuk është i njëjtë si Kina.

Pekini ende përpiqet që taiwanezët të përqafojnë rrënjët e tyre kineze, duke treguar trashëgiminë e tyre të përbashkët si një arsye për tu ribashkuar politikisht. Dy vjet më parë, Kina i kërkoi Tajvanit që të nënshkruante një marrëveshje që do të drejtojë të dy palët për të zhvilluar një kulturë të përbashkët dhe do të ndërthurë industritë e tyre krijuese.

Por ministri tajvanez i kulturës tha në gusht se marrëveshja nuk është më e vlefshme, duke e lënë shoqërinë civile të ishullit të formojë lidhje, më vete, me Kinën.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
01.10.2014
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

PD: Demonstrata kundër prishjes së Obeliskut të Kavajës

Në Shqipëri demokratët organizuan pasditen e djeshme një protestë kundër prishjesh prej inspektoriatit të Ndërtimit, të Obeliskut të Demokracisë ne Kavaje.
Më tepër

Jep dorëheqjen e Drejtoresha e Shërbimit Sekret të SHBA

Julia Pierson, dha dorëheqjen pas dy gabimeve të rënda, që mund të kishin vënë në rrezik Presidentin Obama
Më tepër

Shtyhet seanca e parlamentit të Kosovës

Kryesuesja e seancës, Flora Brovina, tha se shtyrja synon krijimin e hapësirës për një marrëveshje ndërmjet partive politike për formimin e institucioneve të reja
Më tepër

Vazhdojnë goditjet kundër ISIS

Goditjet ajrore nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara kanë vënë në shenjestër për të dytën ditë një qytet të rëndësishëm kufitar në Siri.
Më tepër

Abuzime në Ksamil

Policia ndaloi dy zyrtarë të lartë vendorë në Komunën bregdetare të Ksamlit për shpërdorim detyre
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • South Korean army soldiers demonstrate their martial arts skills during the 66th anniversary of Armed Forces Day at the Gyeryong military headquarters in Gyeryong.
  • Former U.S. President Jimmy Carter, right, holds the hand of wife Rosalynn as she wipes her eye while they are serenaded with the song "Imagine" by John Lennon during his 90th birthday celebration, in Atlanta, Georgia.
  • Paul Zimmerman, a district councilor, raises a yellow umbrella as Hong Kong Chief Executive Leung Chun-ying (5th R) and other officials make a toast to guests at a reception following a flag raising ceremony in Hong Kong, celebrating the 65th anniversary of China National Day.
  • Ethnic Innthas row their boats to fish in Inlay lake, Nyaung Shwe township, southern Shan State, Myanmar.

  • An Afghan man prepares tea for his customers at a livestock market ahead of the sacrificial Eid al-Adha festival in Ghazni.
  • Construction workers from EMCOR Dynalectric wait to put on pink hard hats and be part of a giant pink ribbon formation to promote the start of Breast Cancer Awareness Month, at the UC San Diego Jacobs Medical Center construction site in La Jolla, California, Sept. 30, 2014.
  • Plants grow in between millions of used tires which lie on a dump in Sesena, south of Madrid, Spain, Sept. 30, 2014.
  • Japan's Kaho Minagawa performs with the ball during the individual rhythmic gymnastics qualification and team final at the Namdong Gymnasium Club in Incheon, South Korea.
  • A tourist takes photos of an Aurora Borealis (Northern Lights) over the Bals-Fiord north of the Arctic Circle, near the village of Mestervik, Norway.
  • This National Oceanic and Atmospheric Administration(NOAA) photo shows an estimated 35,000 walrus as they gather on shore about 5 miles(8 km) north of Point Lay, Alaska, USA.
  • Environmental activists carry a giant inflatable chicken as they demonstrate against 'chlorine chickens' near the Oktoberfest grounds in Munich, Germany. The protest is against the planned Free Trade Agreements TTIP (Transatlantic Trade and Investment Partnership) and CETA (Comprehensive Economic and Trade Agreement) with the U.S. and Canada, which opponents fear will allow U.S. chlorine-washed chicken and hormone treated meat into the EU.
  • NASA astronaut Reid Wiseman captured this image from the International Space Station and posted it to social media, saying "The Milky Way steals the show from Sahara sands that make the Earth glow orange."

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.