E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme

Tiranë: Forcat politike reagojnë ndaj raportit të TI

Shumica në pushtet bëri përgjegjëse gjendjen në sistemin gjyqësor, ndërsa opozita bëri fajtore direkte qeverinë për gjendjen e korrupsionit

x
Madhësia e gërmave - +
Armand Mero

Në Tiranë forcat politike reaguan në mënyra të ndryshme ndaj rezultateve të sotme për përkeqësimin e renditjes së Shqipërinë në indeksin e perceptimit të korrupsionit

 

Shumica në pushtet bëri përgjegjëse gjendjen në sistemin gjyqësor duke deklaruar se nga ana e saj qeveria ka ndërmarrë masa dhe reforma të shumta të cilat janë arritje të admirueshme dhe gur themeli në luftën kundër korrupsionit, sipas saj. Deputeti demokrat Gerti Bogdani i cili paraqiti qëndrimin zyrtar të shumicës së djathtë, akuzoi për situatën në gjyqësor, ish nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu dhe ish presidentin Bamir Topi, Sipas zotit Bogdani, në periudhën gjatë së cilës ata kanë drejtuar këtë institucion, vendet e punës së gjykatësve janë shitur deri dhe me 200 mijë euro. Zoti Spahiu dha dorëheqjen në shkurt të 2012, ndërsa zoti Topi u largua nga detyra në muajin korrik.
 

Nga ana e saj opozita bëri fajtore direkte qeverinë për gjendjen e korrupsionit e cila sipas kryetarit socialist Edi Rama e ka renditur vendin krah Etiopisë dhe Nigerisë, dy vende simbole të korrupsionit botëror tha ai. Zoti Rama shtoi se “në 100 vjet shtet sot shqiptarët kanë zyrtarisht qeverinë e tyre më të korruptuar dhe zyrtarisht Shqipëria e 100 vjetorit ka rënë në zonën më të errët të batakut të korrupsionit botëror”, u shpreh zoti Rama ndërsa vinte në pah faktin se Shqipëria ka treguesit më të këqinj në kontinentin europian në indeksin e korrupsionit.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
06.12.2012 17:58
Korrupsionin e vuan thelle qytetari. Nuk besoj se ka mbetur institucion ne shtetit tone te mos jete i korruptuar. Jo se nuk ka njerez te ndershem. Ka te tille, gjithandej, edhe ne qeveri, edhe ne politike, edhe ne polici e drejtesi. Por ata qe kane ne duar vule veshtire se bejne nder, veshtire se zgjidhin problemin edhe pse e kane per detyre ligjore nese qytetari nuk paguan. Sot askush nuk mund te thote se si mund te shpetojme nga kjo semundje shume e rende. Pse jo, qytetari nuk ka me shprese se institucionet tona do te behen nje here e nje dite per te sherbyer sipas ligjit.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive