E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Bota

Revista Time: Obama, njeriu i vitit

x
Madhësia e gërmave - +
Revista “Time” e ka cilësuar presidentin amerikan Barack Obama si “Njeriun e Vitit”.

Revista thotë se rizgjedhja historike e presidentit ishte një simbol i ndryshimeve demografike të vendit. Revista e quan Presidentin Obama “simbol dhe në një farë mënyre arkitekt të Amerikës së re”.

Është hera e dytë që zoti Obama merr këtë vlerësim.  Barack Obama, demokrat dhe presidenti i parë afrikano amerikan, u bë njeriu i vitit pas zgjedhjes së tij të parë si president, në vitin 2008.

Revista “Time” vlerësoi në vend të dytë aktivisten nga Pakistani Malala Yousafzai, adoleshentja e cila u qëllua nga militantët talebanë në fillim të vitit pasi u ngrit për të drejtën e arsimimit të vajzave në Pakistan.

Mes finalistëve të tjerë përfshiheshin edhe drejtuesi i kompanisë APPLE Tim Cook, presidenti egjiptian Mohamed Morsi dhe shkencëtarja italiane Fabiola Xhanati.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: D
25.12.2012 19:27
Nuk e kuptoj kete klasifikim. Eshte per te mire apo kush ka bere me shume buje ne kete vit. Qe zoti Obama te jete njeri i vitit eshte ne meriten e tij sepse fitoi mbeshtetjen e shumices se Amerikaneve dhe po mbeshtet politiken e re te Amerikes. Por qe ne finale te dali Mursi, nje regresist qe do ta ktheje Egjiptin shekuj mbrapa dhe beri nje kushtetute qe grate i kthen ne qytetare te dores dyte ndersa minoritetet persekutohen eshte e habitshme. Kjo te ben te mendosh qe gara e Time eshte se cili personazh ben me shume buje ne media, kriter jo serioz per nje reviste relativisht serioze.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive