E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Ujësjellësat pa energji, tension mes Cez dhe autoriteteve

Enti rregullator i Energjisë nis procedurat për heqjen e licencës ndaj grupit çek që në 2009 bleu operatorin shqiptar të sistemit të shpërndarjes

x
Madhësia e gërmave - +

Në Shqipëri një vendim i kompanisë së shpërndarjes së energjisë që kontrollohet nga çekët e grupit Cez, për ndërprerjen e energjisë ndaj ndërmarrjeve të ujësjellsave krijoi një situatë të tensionuar. Vendimi preku një numër të madh qyetetesh në mbarë vendin. Reagime të ashpra pasuan nga autoritetet të cilat e konsideruan si të paprecedent veprimin e Cez-it e cila pretendon se ujësjellsat I kanë një borxh prej afër 38 milion. Ministria e ekonomisë e përgënjeshtroi këtë shifër duke deklaruar se borxhi që Cez ka ndaj institucioneve shtetërore është disa herë më i lartë.
Pasdite Enti rregullator i Energjisë u mblodh duke nisur procedurat për heqjen e licencës ndaj Cez.

 
 

Brenda një harku kohor prej disa orësh duke nisur që nga paraditja, pompat e ujësjellësave në shumë qytete të vendit nga Veriu në Jug pushuan së funksionuari. Kompania Cez e cila drejton sistemin e shpërndarjes së energjisë, ashtu sic dhe kishte paralajmëruar dy ditë më pare, ndërpreu furnizimin e tyre me energji. Shkak për këtë vendim ekstrem është mospagesa e energjisë nga ana e ujësjellësave. Reagimet ishin të menjëhershme nga të gjitha qytetet, duke shkuar deri në situate konfliktuale, ku pasdite në Vlorë, Sarandë apo Fier, e më vonë dhe në qytetet e tjera ka qenë policia e cila ka ndërhyrë duke rivendosur lidhjet elektrike. Në disa raste punonjës të Cez-it janë ndaluar.

 

Autoritetet I bën thirrje kompanisë që të tërhiqej menjëherë nga ky vendim

Clip “Eshtë një akt i paprecedentë, i cili kompromenton rëndë sigurinë e qytetarit, sigurinë publike dhe sigurinë kombëtare të vendit. Ky veprim kompromenton rëndë dhe misionin e kësaj kompanie për të përmbushur një detyrim publik jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jetik për qytetarët, gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj si një kompani që operon në Shqipëri në këtë sektor”. Tha zëvendësministri I Ekonomisë Sokol Dervishaj.

 

Kompania Cez përmes një njoftimi u shpreh se nuk heq dorë nga vendimi I saj duke këmbëngulur se nuk do të tolerojë që debitorët të përdorin energjinë pa e paguar atë. Por sipas zëvendësministrit të Financave Alfred Rrushaj Cez është paguar për pjesën e borxhit dhe po pretendon kamatvonesat

Clip “Cez pretendon detyrimet e kamatvonesave për aftura të paguara më vonë që I takojnë vitit 2007, 2008 apo 2009. Ka marrë principalin përpara shumë kohëve dhe tani kërkon kamatvonesat. Lihji është I qartë që dikujt nuk mund t’I ndërpritet energjia për kamatvonesat. Ajo është një kusht penal e civil që zgjidhet në gjykatë mes palëve”.

 

Cez pretendon për një borxh prej afër 5,4 miliard lekë ose 38 milion euro. Por zëvendësministri Dervishaj u shpreh se ai është disa herë më I vogël

Clip “Ujësjellësat i detyrohen CEZ-it një shumë të përafërt rreth një miliard lekë ndërsa CEZ-i nga ana e tij i detyrohet kompanive publike shqiptare apo institucioneve shqiptare një shumë prej 14 miliardë lekësh”.

Zoti Dervishaj deklaroi se qeveria është e gatshme të ndërmarrë cdo masë për të rikthyer në normalitet situatën


Qeveria, dhe institucionet e saj kanë mekanizmat e nevojshëm për të marrë të gjitha masat që parashikon ligji për shkelësit e ligjit

Situata e sotme duket se ishte pika që derdhi gotën. Enti regullator i energjisë u mblodh pasdite dhe vendosi nisjen e procedurave për heqjen e licencës ndaj Cez duke argumentuar se nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuale që lidhen me reduktimin e humbjeve, mosimportimin e energjisë për të mbuluar humbjet si dhe mangësi në realizimin e investimeve të parashikuara. Nga ana e saj Cez që para pak javësh ka parlajmëruar një tërheqje të mundshme të saj nga Shqipëria.

 

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
16.11.2012 23:05
Kompania e shperndarjes Cez nderpreu energjine elektrike ujesjellsit duke lene pa uje banoret ne gjithe teritorin e Shqiperise sepse jane debitore karshi Cez..ne kompanine CEZ eshte aksioner Qeveria Berisha me 30% aksione..eshte nje piramide si e vitit 1997 midis Cez dhe Kesh si dhe me institucionet shteterore qe jane debitore tej Cez,ne ujesjellsat jane punesuar militante Partie duke sjelle shpenzime te teperta duke mos paguar faturat CEZ..KJO PIRAMIDE ESHTE NGRITUR NGA QEVERIA BERISHA..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Parandalimi i mbi 50 sulmeve terroriste

Drejtori NSA Keith Alexander tha në Kongres dje programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive