Lidhje

Vazhdon armëpushimi mes Ukrainës dhe kryengritësve


Ushtarët ukrainas dhe kryengritësit pro-rusë po respektojnë për të dytën ditë armëpushimin e shpallur në Ukrainën lindore.

Sot në mëngjes pati njoftime vetëm për luftime sporadike, 24 orë pasi të dyja palët ranë dakord të respektojnë të ashtu-quajturën “Ditë e Heshtjes”.

Armëpushimi synon të nxisë të dyja palët të respektojnë marrëveshjen e shtatorit, e cila është shkelur disa herë.

Nëse vazhdon të respektohet armëpushimi, dy palët kanë në plan të tërheqin armatimet e rënda nga fronti i luftimeve. Të premten pritet të zhvillohen bisedime mbi një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit.

XS
SM
MD
LG