Lidhje

SHBA dhe Kina për ngrohjen globale


Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë bërë një deklaratë të përbashkët, ku zotohen se do të bashkëpunojnë për të pakësuar pasojat e ngrohjes globale dhe ndotjes së ajrit të shkaktuara nga djegja e lëndëve fosile.

Deklarata u bë pas vizitës së sekretarit John Kerry në Kinë. Në deklaratën e publikuar sot, thuhet se Washingtoni dhe Pekini kanë rënë dakord t’i dedikojnë “përpjekeje dhe burime të konsiderueshme” kufizimit të çlirimit të gazeve të efektit serrë dhe të nxisin përdorimin me efikasitet të energjisë nëpër ndërtesa dhe në industri.

Të dyja vendet kanë në plan të bashkëpunojnë në kuadrin e Grupit të Punës për Ndryshimet Kilmatike, ku bëjnë pjesë përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Ky grup u krijua vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG