Lidhje

Presidenti Obama përballë Kongresit


Indian women sort red chillies to dry at Shertha village in the western Indian state of Gujarat.
Indian women sort red chillies to dry at Shertha village in the western Indian state of Gujarat.

Problemi i taksave është një çështje e rëndësishme me të cilën do të përballet presidenti Obama

Presidenti i rizgjedhur amerikan Barak Obama përballet me një ballafaqim të menjëhershëm me Kongresin mbi çështjet e rëndësishme të taksave dhe shpenzimeve para betimit të tij për mandatin e dytë në janar të vitit të ardhshëm. Presidenti dhe ligjvënësit në Kongres e kishin shtyrë zgjidhjen e problemit të taksave dhe shpenzimeve deri pas zgjedhjeve të djeshme. Nëse nuk merren masa, në janar do të ketë rritje automatike të taksave dhe shkurtime të shpenzimeve me një vlerë prej 600 miliardë dollarësh. Analistët thonë se nëse Presidenti Obama dhe Kongresi nuk arrijnë një kompromis për zgjidhjen e këtyre çështjeve, ekonomia amerikane mund të bjerë në një recesion tjetër. Ekonomia amerikane, më e madhja në botë, është duke përparuar me një ritëm të ngadaltë, ndërkohë që po përpiqet të rimëkëmbet nga recesioni më i thellë që nga Depresioni i Madh ekonomik i vitit 1930. Por arritja e një marrëveshje mund të jetë e vështirë.

Asnjëra palë nuk do që shkurtimet e shpenzimeve buxhetore dhe rritja e taksave të hyjë në fuqi. Republikanët duan që mos të ketë rritje taksash. Ndërkohë, presidenti Obama dëshiron që t’i jap fund shkurtimit të taksave për të pasurit dhe për familjet që fitojnë më shumë se 250 mijë dollarë në vit. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Boehner, pas rizgjedhjes së tij të martën tha se rezultate e zgjedhjeve tregojnë se amerikanët nuk duan rritje taksash. Ndërkohë që borxhi i qeverisë amerikane vazhdon të rritet, Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit 2013 do të përballen me vendimin për rritjen e tavanit të borxhit që tani është në nivelin 16 trilionë dollarë. Presidenti Obama është zotuar se do të punojë për një plan për shkurtimin e borxhit brenda një periudhe disa vjeçare, por ai nuk ka qenë në gjendje të arrijë një marrëveshje lidhur me këtë çëshje me kundërshtarët e tij politikë.
XS
SM
MD
LG