E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Evropë

Vendet ish komuniste kërkojnë vëmendjen amerikane

x
Madhësia e gërmave - +
Vendet ish komuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore po ndjekin nga afër se si do të ndikojë rizgjedhja e presidentit amerikan Barack Obama tek pasiguria e tyre ekonomike në të ardhmen. Siç njofton korrespondenti ynë Stefan Bos nga Budapesti, zëvëndës kryeministri i Hungarisë i tha Zërit të Amerikës se ka shqetësime se politika e jashtme amerikane është larguar nga vendet e ish bllokut sovjetik.
 
Banda e forcës ajrore hungareze luante muzikë klasike amerikane, ndërsa qytetarë hungarezë, amerikanë dhe të tjerë u mblodhën në Budapest për një aktivitet në natën e zgjedhjeve amerikane, më i madhi në Evropë.

Rreth 1,500 të ftuar u mblodhën në një sallë të madhe të zbukuruar me tullumbacë dhe fotografi të mëdha të kandidatëve presidencialë dhe replika të zyrës ovale të Shtëpisë së Bardhë në një prej hoteleve më luksozë të kryeqytetit hungarez.

Banorë të Hungarisë ndoqën të habitur në ekranët e mëdhenj të televizorit, rezultatin e zgjedhjeve, i cili përfundoi me fitoren e qartë të Presidentit Barack Obama. Megjithëse udhëheqësit e Hungarisë dhe të vendeve të tjera të Evropës qendrore dhe lindore e uruan më vonë zotin Obama për rizgjedhjen e tij, festimet u mjegulluan nga shqetësimet.

Zëvëndës kryeministri hungarez, Tibor Navracsics i tha Zërit të Amerikës se shpreson që presidenti të përqëndrohet më shumë tek Hungaria dhe vende të tjera që u pushtuan për dekada nga forcat e Bashkimit Sovjetik, mes shqetësimeve rreth ndikimit në rritje të Rusisë.

“Mendoj se vendet e Evropës qendrore janë zhdukur nga sytë e politikës së jashtme amerikane. Analistë dhe grupe të ndryshme politike mendojnë se Evropa qendrore është e sigurtë dhe jo në rrezik të një ndikimi të mundshëm të Rusisë. Herë-herë ne mendojmë ndryshe”.

Në krye të listës së tij janë investimet amerikane të mbështetura nga Uashingtoni, ndërsa Hungaria, e goditur nga kriza ekonomike, është e detyruar të negociojë një shumë prej 19 miliardë dollarësh ndihma financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.

Zoti Navracsics i tha Zërit të Amerikës se shpreson që këtë vit ose në fillim të vitit të ardhshëm të nënshkruhet një marrëveshje, megjithë tensionet mes Hungarisë dhe organizatave që thuhet se kërkojnë masa të ashpra ekonomike si dhe përfundimin e taksave të debatueshme mbi bankat dhe kryesisht kompanitë e huaja.

Hungaria është mes disa vendeve ish komuniste, anëtare të BE-së, që kërkojnë marrëdhënie më të ngushta me Shtetet e Bashkuara. Këto ndjenja ka edhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, i cili u takua këtë javë me bashkëshortet e të burgosurve politikë në Bjellorusi.

“Gjatë 2-3 vjetëve të fundit, herë pas here, ne kemi ndjerë një fare 'zbehje' në marrëdhëniet mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Rizgjedhje e Barack Obamës mbi bazat e programit të tij është inkurajim për ne të gjithë për një bashkëpunim më të madh mbi bazat e interesave të përbashkëta në luftën kundër spekullimeve në gjithë botën, në luftën kundër problemeve të ndryshimeve klimatike dhe në bashkëpunimin për paqe, drejtësi dhe zhvillim në botë”.

Por ministri i Jashtëm i Polonisë nuk është optimist se një gjë e tillë do të ndodhë menjëherë. Ai i tha një radiostacioni polak se Presidenti Obama pritet të përqëndrohet tek Lindja e Mesme, pas fitores në zgjedhjet e 6 nëntorit.

Ministri Radek Sikorski tha me anë të një deklarate se "tradicionalisht, presidentët në mandatin e dytë, veçanërisht të Partisë Demokrate, përpiqen më shumë të zgjidhin konfliktin izraelito-palestinez”. Ai u citua të ketë thenë se zoti Obama "ka premtuar tashmë të ndihmojë për krijimin e një shteti palestinez”.

Megjithatë, udhëheqësit e vendeve të ish bllokut sovjetik shpresojnë që Presidenti Obama ta përfshijë rajonin e tyre të trazuar në axhendën e tij të ngjeshur 4 vjeçare.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
09.11.2012 08:50
Politika amerikane duhet ti hedhe syte nga HUNGARIA,POLONIA.CEKIA,sepse armiku numur nje eshte Rusia dhe keto vende kane nje histori te hidhur me sllavoruset prandaj sistemi antirakete duhet instalohet pa me dyshje ne Poloni,Ceki.Hungari dhe Shqiperi..nuk duhet bere asnje leshim sllavorusve sepse Ruset shtrihen ne rafshin aziatik kane nje kulture te vecante ,jane si nje keshtjelle me vehte dhe nuk kane te bejme me Evropen..Tani Rusia politika diplomatike dhe ushtarake eshte perqendruar ne AZI DHE LINDJEN E MESME DHE KONKRETISHT NE IRAN,SIRI DHE KORE E VERIUT...

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Obama: Gjithë vëmendja te operacionet e shpëtimit në Oklahoma

Presidenti Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në Oklahomën e goditur nga tornadoja
Më tepër

OSBE diskuton në Tiranë për diskriminimin

Kryeministri Berisha tha se shoqëria shqiptare ka një tolerancë të shkëlqyer fetare, etnike, por dhuna ndaj grave dhe homofobia janë të larta.
Më tepër

Zbulime të rëndësishme për malarjen

Dy zbulime të reja mjekësore po shtojnë shpresat për luftimin e malarjes që infekton çdo vit më shumë se 200 milionë njerëz
Më tepër

Sekretari i Shtetit Kerry në Lindjen e Mesme

Bisedimet e Sekretarit Kerry synojnë të nxisin mbajtjen e një konference ndërkombëtare paqeje mbi Sirinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive