E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Hapen vende pune për sezonin e festave

x
Madhësia e gërmave - +
Raporti i fundit i qeverisë amerikane për tregun e punës thotë se bizneset amerikane hapën më shumë vende të reja pune se ç’pritej më parë. Por ekonomistët e analizojnë në forma të ndryshme këtë zhvillim. Disa e shohin këtë zhvillim si rezultat i optimizmit që po shfaq tregu amerikan, ndërsa të tjerë e shohin thjesht si përmirësim i përkohshëm për të përmbushur nevojat e sezonit të festave:
 
Nevojat e sektorit të shërbimit gjatë sezonit të fund-vitit krijuar 146 mijë vende të reja pune në nëntor, pjesa më e madhe e tyre vende provizore dhe të shitjes me pakicë.

Ekonomisti Stephen Gallagher thotë se përmirësimet në tregun imobiliar dhe tregun e punës u hapën rrugën punësimeve të reja në disa biznese:

“Pronarët e hapën sezonin e Ditës së Falenderimeve disi më optimistë dhe me besim se konsumatorët do të shpenzonin. Prandaj edhe punësuan persona shtesë për sezonin”.

Një tjetër ekonomist thotë se pronarët e bizneseve kanë tërhequr punonjës më të kualifikuar këtë sezon, pasi recesioni ka detyruar shumë njerëz të specializuar të kërkojnë punë të rëndomta:

“Ka shumë punësime sezonale sepse firmat mund të përfitojnë nga situata. Me fjalë të tjera, e kanë të qartë se forca punëtore është dëmtuar kaq shumë nga problemet e tregut të punës në pesë vjetët e fundit, saqë do të pranojnë punë sezonale”.

Mundësia që punët e sezonit të fund-vitit të kthehen në punë të përhershme do të varet nga zgjidhja e katastrofës fiskale që i kanoset vendit. Shkurtimet e taksave që parashikohet të hyjnë në fuqi më 1 janar do të ndikojnë ndjeshëm tek ata që kërkojnë punë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Sekretari i Shtetit, John Kerry, foli dy herë me zotin Karzai dje, në përpjekje për të zbutur kundërshtimet e udhëheqësit afgan
Më tepër

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’
Më tepër

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive