E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme

Sot, Dita e Veteranëve në Shtetet e Bashkuara

Në fjalimin e rastit, në Varrezat Kombëtare Presidenti u zotua se do t’u shërbejë veteranëve të luftës, duke i ndihmuar për arsimin dhe shëndetin

x
Madhësia e gërmave - +
11 Nëntori është dita e veteranëve në Shtetet e Bashkuara, një festë federale kur nderohet personeli ushtarak që ka shërbyer në të gjitha luftrat amerikane. Është traditë, që Presidenti Amerikan të vendosë sot një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Dëshmorëve në Arlington.

Presidenti Obama dhe zonja e Parë Michelle Obama morën pjesë në ceremoninë që u zhvillua nën tingujt e himnit kombëtar amerikan. Në fjalimin e rastit, Presidenti u zotua se do t’i shërbejë veteranëve të luftës, duke përmirësuar situatën e arsimimit të tyre dhe përfitimet mjekësore. Zoti Obama tha se administrata e tij është duke i ndihmuar veteranët të ndjekin arsimin e lartë, “për të përmbushur ëndërrat e tyre”.

Presidenti tha se autoritetet i kanë siguruar përfitime veteranëve të Luftës së Vietnamit, të ekspozuar ndaj një lloj solucioni me spërkatje që përdoret nga forcat amerikane për të eliminuar bimësinë dhe që përdoret si mbulojë nga forcat guerrile. Zoti Obama po ashtu theksoi në fjalimin e tij përmbushjen e një premtimi për t’i dhënë fund përfshirjes amerikane në Irak, duke theksuar faktin që  këtë vit është hera e parë që festohet festa e veteranëve pasi trupat amerikane u larguan nga Iraku në dhjetor të vitit të kaluar. Ai tha se po ashtu, 33 mijë trupa amerikane janë kthyer nga Afganistani, ndërsa atje po ndodh kalimi i pushtetit nën kontrollin e qeverisë afgane, pas një dekade lufte.

Presidenti Obama tha në fjalimin e tij të sotëm se mbi një milionë ushtarakë amerikanë do t’i rikthehen  jetës civile në pak vitet e ardhshme dhe se Shtetet e Bashkuara kanë detyrimin e shenjtë për t’u kujdesur për ta.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara zakonisht ditën e veteranëve mbahen ceremoni të ndryshme. Nesër është ditë pushimi dhe zyrat federale janë të mbyllura me rastin e festës. Për herë të parë Dita e Veteranëve u festua në vitin 1919 dhe ajo njihej fillimisht si Dita e Armëpushimit. Një vit më parë, më 11 nëntor të vitit 1918, në orën 11  u vendos armëpushimi mes Gjermanisë dhe forcave aleate. Britania e nderon 11 nëntorit si Dita e Kujtimit, me një minutë heshtje në orën 11 të ditës, sipas orës lokale.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
13.11.2012 18:14
Lavi ne perjetesi Deshmore e suksese te metejshme ushtrise amerikane dhe Zoti e bekofte ne perjetesi ushtrine e SHBA-se ne mbrojtje te Lirise e Demokracise ne c'do cep te globit.Amen


nga: Anonim
11.11.2012 19:25
URIME PER FESTEN E VETERANEVE TE USA QE KANE DHENE KONTRIBUT TE PACMUSHME PER KOMBIN AMERIKAN....

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Sekretari i Shtetit, John Kerry, foli dy herë me zotin Karzai dje, në përpjekje për të zbutur kundërshtimet e udhëheqësit afgan
Më tepër

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’
Më tepër

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive