E hënë, 26 janar, 2015

Lajme / Ballkani

Vetro Energy nuk ka bërë asnjë pagesë

x

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha deklaroi se ende konsorciumi Vetro Energy i cili u shpall fitues për blerjen e Albpetrolit nuk ka bërë asnjë pagesë. Zoti Berisha nuk dha shumë hollësi për ecurinë e procesit duke deklaruar se do të zbatohet ligji dhe vetëm ligji. Nga ana e tij kryetari socialist Edi Rama e cilësoi si një privatizim të errët, garën për shtjen e aksioneve të Albpetrolit ndërkohë që sulmoi edhe shitjen e katër hidrocentrale të vegjël javën e shkuar duke u shprehur se më ardhjen në pushtet të socialistëve, ky privatizim do të zhbëhet. Zoti Berisha dhe zoti Rama mbajten dje pasdite njëri pas tjetrit dy konferenca të gjata shtypi

 

Nënshkrimi i kontratës së shitjes së Albpetrlit ka mbetur pezull që në fillim të dhjetorit. Konsorciumi Vetro Energy i kontrolluar nga sipërmarrësi shqiptar Rezart Taci duhet të bënte pagesën e garancisë prej 20 përqind të ofertës prej 850 milion eurosh që ai dha për për të blerë ndërmarrjen e nxjerrjes së naftës. Ndonëse prej shumë ditësh konsorciumi njoftoi se e kishte bërë këtë pagesë, ende autoritetet shqiptare thonë se nuk është paguar asgjë. Këtë e deklaroi mbrëmë edhe kryeministri Sali Berisha “JO, deri tani, jo. As edhe një gjë”.

 

Zoti Berisha nuk dha detaje mbi ecurinë e procesit, ndërsa u pyet për këtë nga gazetarët: “Në mënyrë absolute, po ndiqet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Ligji ka germën ka dhe frymën, në kupimin që ligji parashikon një muaj të drejtën për zgjatje afati. Dhe ky afat është dhënë, është parashikuar”.

 

Por edhe ky afat ka më shumë se tre javë që ka kaluar. Por duket se autoritetet janë të gatshme të presin mbërritjen e parave. Këtë la të kuptohet edhe kryeministri: “Kam theksuar dhe e theksoj se, në rast se kjo përfundon me sukses, çdo dollar i tij do kthehet në  mirëqenie për qytetarët shqiptarë”.

 

Por opozita e cilëson të dyshimtë procesin e ndjekur për Albpetrolin. “U bë një privatizim i errët. U deklamua një shifër e bujshme. Për ne nuk ishte as e besueshme dhe as e bujshme. Megjithatë sot Albpetroli nuk është as i privatizuar dhe as i Shtetit”, tha kryetari socialist Edi Rama.


Sipas zotit Rama kontratat e koncesionit apo dhe privatizimet në sektorin e hidrokarbureve, si dhe rasti Armo, do të jenë objekt i një hetimi të thellë me ardhjen e socialistëve në pushtet:“Pavarësisht pronësisë së Albpetrolit deri në qershirn e ardhshëm, a do të jetë pronë publike, a do bëhet pronë private përmes këtij privatizimi që duket se është në ngërc, duatë sigurojë shqiptarët se përmes ligjit, ne do të hyjmë aq thellë në aferat e këtij sektori sa do të habitet e gjithë Shqipëria”.

 

Zoti Rama kundërshtoi edhe privatizimin javën e shkuar të katër hidrocentraleve të vogla Bistrica 1 dhe 2 si dhe hidrocentrali Shkopet dhe Ulëz, duke qenë se sipas tij ato ishin fitimprurëse dhe për to ishin marrë kredi për rehabilitim:“Unë dëshiroj tua bëj të qartë ofertuesve, mos shkoni më tute në këtë proces, ne nuk do të lejojmë që këto pasuri të grabiten për llogari të qeveritarëve që sot nuk arrijnë dot më të mbajnë shtetin në këmbë”

 

Por nga ana e tij kryeministri Sali Berisha u përgjigj mbrëmë duke e cilësuar plotësisht transparent procesin për shitjen e tyre: “Ky është një proces kryekëput transparent, ku të gjitha ofertat janë hapur para kamerave televizive. Ka një konsulent  ndërkombëtar që është Koorporata Financiare Ndërkombëtare, krahu tregtar i BB-së dhe një komision vlerësues kompetent e serioz. Unë nuk do t’i lejoj vetes komente të tjera, në një proces në vazhdim. Nëse e njeh apo jo zoti Rama procesin, nuk është e rëndësishme kjo. E rëndësishme është që zoti Rama të njohë veten e tij, por këtë ai e ka të pamundur”.

 

Cështjet e privatizimeve por edhe ato ekonomike duket se do të jenë, më shumë se cdo herë tjetër, një pjesë qëndrore e fushatës së ardhshme elektorale për zgjedhjet e qershorit 2013.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
31.12.2012 03:01
Vetro Energy: Nisin procedurat nga Raiffeisen në Vjenë për pagesën e garancisë 170 milionë euro. Nga Revista Monitor, 21.12.2012.

Qe prej kesaj date thuhet ne artikullin e mesiperm se "Burime nga Ministria e Ekonomisë pohuan për Monitor.al se janë kontaktuar nga qendra e Raiffeisen në Vjenë dhe kanë nisur procedurat për pagesën e kësaj shume".

Raiffesien ka bashkepunuar me mafjoze sipas kabllogrameve te ambasadorit amerikan. Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s dhe si i tille duhet qe t'i ruhen edhe pasurite nga mafjozet me ndihmen e NATO-s. FBI duhet te hyje ne hetime pasi behet fjale per nje vend anetar te NATO-s.


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
27.12.2012 20:25
Prej disa vitesh, saktesisht ne mandatin e dyte e me pas te kesaj qeverie ka humbur nocioni i fjales transparece. Nuk ekziston më në kulturen e shtetareve tane transparenca. Fjala artikulohet sa per t'u hedhur hi në sy qytetareve. Mungesa e saj i ka fundosur dhe i ka rrenuar institucionet e shtetit tone. Po bejme hapa prapa per te vetmin fakt se ministrat, deputetet, drejtoret, prefektet, kryetaret e qarqeve, shefat e medhenj e te vegjel ose jane bere pjese e korrupsionit, ose jane te pafuqishem per te denoncuar.


nga: Anonim
27.12.2012 09:01
Alpetroli ishte nga Qeveria Berisha si cerdhe per te punesuar militantet e PD dhe per te mbushur arken e PD per fushatat elektorale.por Berisha per ta hedhur lumin e krizes ekonomike ja shet Rezart Tacit,por hesapet ishin bere pa hanzhine sepse arka e Rezart Tacit ishte bosh sepse shpenzonte per fushata elektorale dhe me krimin e organizuare..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
25.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Gjirokastër, miratohet buxheti i vitit 2015

Këshilltarët demokratë të opozitës kërkuan vëmendje më të madhe ndaj çështjeve të arsimit dhe infrastrukturës dhe votuan kundër.
Më tepër

Sondazhet: Syriza fiton zgjedhjet në Greqi

Është hera e parë në histori që një parti e majtë radikale arrin një fitore të tillë në Greqi.
Më tepër

Debat mbi protestat në Prishtinë

Qeveria e Kosovës dhe partitë opozitare janë përfshirë në debate në rrjetet sociale, një ditë pas protestës së mijëra vetave në Prishtinë e cila u përmbyllë me incidente të dhunshme.
Më tepër

Një pallto në të ftohtin e Nju Jorkut

Për më shumë se 8 milionë njerëz që banojnë në Nju Jork, mënyra më e mirë për t'i mbijetuar të ftohtit është e thjeshtë – të vishesh trashë dhe të mos dalësh nga shtëpia.
Më tepër

Ndjeshmëria ndaj figurave fetare

Emocionet mbi përshkrimin e figurave fetare duket se nuk janë unike vetëm për fenë islame
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Group 16 fighter, part of the Free Syrian Army, fires his weapon during what activists said were violent clashes with forces loyal to Syria's President Bashar al-Assad in Ashrafieh, Aleppo.
  • President Barack Obama and Indian Prime Minister Narendra Modi have coffee and tea in the gardens of the Hyderabad House in New Delhi, India.
  • An anti-government protester chants slogans during a protest in front of the journalists' syndicate in Cairo. Three people were killed during pro-democracy protests in Egypt and a bomb wounded two policemen on the anniversary of the 2011 uprising that toppled autocrat Hosni Mubarak, security sources said.
  • Grigor Dimitrov of Bulgaria breaks his racket as he plays Andy Murray of Britain during their fourth round match at the Australian Open tennis championship in Melbourne.
  • Israelis gather for the annual pilgrimage of Baba Sali, Rabbi Yisrael Abuhatzeira, next to his grave on the 31st anniversary of his death, in the southern Israeli town of Netivot.
  • A woman covers her mouth with strips that read "no penal code" as she takes part in a demonstration called by the "Dignity Marches" against the new public security law, dubbed "ley mordaza" (gag law), in Madrid, Spain.
  • Lindsey Vonn of the USA crashes as she competes during the FIS Alpine Ski World Cup women's downhill race in St. Moritz, Switzerland.
  • A model presents a creation for Rynshu's fall-winter 2015/2016 men's collection in Paris, France.
  • Yorkshire terriers are seen during a dog exhibition in Kyrgyzstan's capital Bishkek.
  • A devotee crosses the Triveni River in the early morning as she arrives to offer prayer during the Swasthani Bratakatha festival in Panauti near Kathmandu, Nepal, Jan. 24, 2015.

Interaktive