E shtunë, 30 gusht, 2014

Lajme / Shkencë-Teknologji

A ka lidhje mes video lojrave të dhunshme dhe krimeve?

x
Suzanne Presto
Analistët përllogarisin se në vitin 2012 për video lojrat u shpenzuan rreth 70 miliardë dollarë në mbarë botën.  Përdorimi i këtyre lojrave është në rritje në Indi, Brazil, Rusi dhe në Azinë juglindore, ndërsa në Amerikën veriore, Evropën perëndimore dhe Azinë lindore ato përbëjnë tregje të rëndësishme. Ndërsa imazhet e video lojrave bëhen gjithnjë e më reale dhe më të dhunshme, ngrihet pyetja nëse ekziston një lidhje mes dhunës që përmbajnë këto lojra dhe dhunës në realitet.
 
Masakra e kryer nga një 20 vjeçar në një shkollë në Konektikat ka ringjallur debatin rreth dhunës, duke nxitur ligjvënësit që të bëjnë thirrje për të analizuar më me kujdes dhunën që përmbajnë video-lojrat.  

Por provat nuk mbështesin argumentin se dhuna në këto lojra shkakton dhunën në jetë, thotë James Ivory, profesor i komunikimeve në Universitetin Virginia Tech, i cili studion ndikimet e video lojrave. Ai foli me Zërin e Amerikës me Skype:

“Ekziston një marrëveshje universale mes studjuesve socialë se nuk ka lidhje mes krimeve të dhunshme në jetë dhe përdorimit të mediave të dhunshme”.

Lojrat e dhunshme janë popullore. 8 prej 20 video lojrave më të shitura në vitin 2011 përmbanin dhunë intensive si dhe gjuhë apo përmbajtje seksuale të papërshtatshme për moshën nën 17 vjeç.  

Avokatja mbrojtëse, Rene Sandler ka përfaqësuar klientë, të cilët luanin me këto lojra të dhunshme, ku sa më shumë vrasje kryen aq më shumë pikë fiton. 

“Video lojrat përbëjnë një problem të madh në këtë vend dhe dhuna në video ka qenë në qendër të sjelljeve të dhunshme”.

Video lojrat ndryshojnë nga filmat ose mediat e tjera sepse përdoruesit e këtyre lojrave janë pjesëmarrës aktive dhe jo shikues pasive, por profesori Ivory thotë se pjesëmarrja në këto veprime nuk duket të ketë ndikim negativ:

“Njerëzit kanë argumentuar se lojrat e dhunshme video duhet të ndikojnë te njerzit më shumë sepse ato luajnë rolin e një personi të dhunshëm, që vepron aktivisht gjatë lojës video. Nga ana konceptuale, ky argument është i arsyeshëm, por në praktikë nuk ekziston asnjë provë se këto lojra kanë më shumë ndikim se sa televizori”.

Lojtarët nuk i ngatërojnë lojrat me realitetin, thotë ky lojtar, nxënës në shkollën e mesme.

"Nuk them se është diçka normale, por kemi të bëjmë me njerëz virtualë dhe jo realë. Lojrat e dhunshme video nuk kanë asnjë qëllim për të vrarë në realitet dikë”.

Wayne LaPierre, kreu i Shoqatës Kombëtare të Armëve, nuk është dakord me këtë vlerësim.

“Fatkeqësisht në këtë vend ekziston një industri e korruptuar dhe mizore, që shet dhe nxit dhunën kundër popullit të vet nëpërmjet lojrave video të dhunshme dhe të pamëshirshme”.

Loja popullore 'Grand Theft Auto' është mes lojrave të veçuara nga zoti LaPierre për natyrën e saj të dhunshme. Njëri prej krijuesve të kësaj loje, Navid Khonsari, i tha Zërit të Amerikës se ai u rrit duke luajtur këto lojra në Iran, Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara.

“Faktori më i rëndësishëm dallues mes këtyre tre vendeve ka qënë se ndërsa lojrat video kanë qënë të disponueshme për t‘u luajtur nga të gjitha moshat, armët kanë qënë të kufizuara”.

Profesori Ivory i Universitetit Virginia Tech thotë se fokusi i dhunës virtuale mund të kufizojë diskutimet e rëndësishme rreth rregullave për armët dhe kurimin e shëndetit mendor.

“Kur flasim rreth lojrave të dhunshme video dhe krimeve të dhunshme në realitet, ne shkojmë pas diçkaje që nuk është studjuar sa duhet, në vend wë të studjojmë gjëra të tjera më të rendësishme”.

Megjithë vemendjen e kohëve të fundit tek dhuna në video lojra, hetuesit e masakrës në shkollën fillore Sandy Hook në Njutaun të Konektikat nuk kanë përcaktuar ende nëse vrasësi 20 vjeçar ishte përdorues i video lojrave të dhunshme.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
03.01.2013 11:14
Lojrat e dhunshme vidjo nxjerrin ne pa nje personalitet qe deshiron ta kaloje kohen e lire me lojra te dhunshme,dhe jo sport,studim,apo me shoqerine duke i sherbyer me te mires se mundeshme njerezore,qe do te thote nje pergjegjesi per te ardhmen sa me njerezore ne bote.
Duke pare se nje nga krijuesit e ketyre lojrave ka origjine iranjane lindin dyshime,qe duhet marre ne konsiderate dhe duhet hulumtuar dhe hetuar,jo thjeshte per origjinen,por me shume per temperamentin.
Lojrat e dhunshme vidjo jane nje prej atyre levizjeve djallezore qe nuk kane te ngopur me para e viktima.
Bota e qyteteruar duhet te hulumtoje per to,jo vetem qe i ben nje sherbim shume te mire shoqerise ne zhvillim,por dhe i thote NDAL ligesive te vershuara neper vidjo te dhunshme dhe internet.
Jeta duhet te jete mesim,sport,studim shkencore dhe artistik e argetim ne interes te me te bukures njerezore,se vetem keshtu i sherbehet me te mires se mundeshme njerezore.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
30.08.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Kosovë, shënohet dita ndërkombëtare e të zhdukurve

Pesëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, nuk dihet asgjë për fatin e rreth 1 mijë e 700 njerëzve, pjesa më e madhe shqiptarë.
Më tepër

Hyn në ditën e dhjetë operacioni anti-drogë në Dukagjin

Në ditën e dhjetë të operacionit policor antikanabis “Dukagjini”, forcat e policisë kanë ndaluar një tjetër përson, kryeplakun e fshatit Nicaj në komunën e Shalës.
Më tepër

Obama: Beteja për një klasë të mesme më të fortë

Ndërkohë që republikanët fajësojnë politikat e qeverisë, Presidenti bën thirrje për krijimin e kushteve më të favorshme për klasën e mesme të shoqërisë amerikane
Më tepër

Adoleshentët marrin ndihmë përmes prodhimit të filmave

Ata marrin pjesë si aktorë në filma dhe si producentë duke trajtuar tema nga e shkuara e tyre traumatike
Më tepër

Një mjet fluturues për t’u ulur mbi kometë

Studim i detajuar i përbërjes akullnajore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Malmo supporters hold flares as they celebrate after winning their Champions League playoff second leg soccer match against Salzburg in Malmo, Sweden, Aug. 27, 2014.
  • A swarm of locusts invades the center of Madagascar capital Antananarivo.
  • Police temporarily block demonstrators from walking across a bridge that leads to the capital during a strike on the outskirts of Buenos Aires, Argentina. Opposition labor unions are demanding more jobs, better salaries and tax cuts with protests and a 36-hour strike that started on Aug. 27, 2014.
  • The Tungurahua volcano blows steam and ash, seen from Guadalupe, Ecuador
  • A patient surnamed Hu goes through a medical check before a surgery at a hospital in Xi'an, Shaanxi province, China, Aug. 27, 2104. The hospital is preparing to place a titanium mesh produced by a 3D printer into Hu's head to help him rebuild the shape of his head. Hu was injured after he fell from the third floor of a building, according to local media.
  • An aerial view of the Burning Man 2014 "Caravansary" arts and music festival in the Black Rock Desert of Nevada, USA, Aug. 27, 2014.
  • A goat named 'Barney' from Vauxhall City Farm, walks through a ticket barrier with morning commuters at Vauxhall Underground Station in London, during a photocall to launch Transport for London's first 'above ground map' of the Victoria line, in a bid to encourage people to explore more of the city.
  • Soldiers of the Indian Central Reserve Police Force (CRPF) display their skills during a passing out parade on the outskirts of Srinagar.
  • One-month-old triplet panda cubs receive a body check at the Chimelong Safari Park in Guangzhou in south China's Guangdong province.
  • Thirty-one stunt riders balance on a motorcycle during dress rehearsals for the upcoming Independence Day celebrations in Kuala Lumpur.
  • Performers dance during the closing ceremony of the 2014 Nanjing Youth Olympic Games in Nanjing, Jiangsu province, China.

Interaktive