E premte, 24 maj, 2013

Intervista

Visar Zhiti mbi ish të përndjekurit politikë

Zhiti: Shqipërisë i mbetet ende shumë për të bërë në drejtim të rehabilitimit moral, shoqëror dhe financiar të ish të burgosurve

x
Madhësia e gërmave - +
Intervistoi Zamira Edwards
Këtë javë, në Shqipëri u përkujtua 22 vjetori i rrëzimit të monumentit të ish diktatorit Enver Hoxha. Ndonëse kanë kanë kaluar 22 vjet, Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare i mbetet ende shumë për të bërë në drejtim të rehabilitimit moral, shoqëror dhe financiar të ish të burgosurve dhe të përndjekurve të regjimit komunist, thotë shkrimtari Visar Zhiti, vetë ish i burgosur politik. Zoti Zhiti ka kryer një dënim me 10 vjet burg, u bashkua me lëvizjen demokratike në fillim të viteve 90-të, punoi për gazetën Rilindja Demokratike, ka shërbyer si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë dhe tani i është kthyer përsëri shkrimeve. Kohët e fundit ai ka shkruar dy libra me titull, Rrugët e Ferrit dhe Ferri i Çarë. Këtë javë ai ishte ftuar për një aktivitet të organizatës shqiptaro-amerikane Freedom House për të folur rreth vuajtjeve të tij në një prej regjimeve më të ashpra komuniste.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: sali bollati nga: new york
26.02.2013 16:17
Ish te perndjekurit per politike duhen respektuar dhe nderuar.Por kjo gje nuk mund te behte pa u ndeshkuar ligjerisht dhe publikisht ata qe i denuan pa te drejte keta te perndjekur. Pse deri me sot as Enveri dhe aqe me pak ata qe jane ende gjalle, nuk denohen, nuk u jane hequr gradat e me parshme dhe perdite neper shtypin e Tiranes perpiqen ti paraqesin si atdhetare??! Nuk i kuptoj keta te perndjekur qe shohin me syte tyre ish sigurimsat qe i torturuan te qendrojne ne poste drejtuese, pa u hyre as gjembe ne kembe?!deri kurre?


nga: Fatbardha Mançe nga: Itali
25.02.2013 16:56
Nje Neri Si ky zotni e shkrimtar i njohur brenda vendit e jasht vendit te tij. Nje njeri inteligjent,i zgjuar,i vuajtur ,per mendimit tim Ky duhet zgjedhur per President o Krye Minister ,atehere ndryshojne gjerat ne Shqiperi Sepse u jep rracionin e duhur te gjith popullit tone dhe jo tua marri.


nga: lorenc
25.02.2013 14:46
Kam pasur dikur respekt te madh,per Zhitin.Por tani i zhgenjyer keq,nga qe Zhiti,qofte dhe me heshtjen e tij ka qene tere kohen ne krah,te nje sunduesi te ri,qe qeveris,me persekutoret e dikurshem dhe qe godet me force shoqeruar me shpifje verbale ekstreme,revolten e te burgosurve politike te vjeter dhe te rinj.


nga: Vasel Malaj nga: SHBA
23.02.2013 22:25
Teper oportunist me Mafien Komuniste me gjithe qe keta me Lubonjat e te tjere i perkasin kusherinjeve te pare te Diktatures komuniste dhe per kanibalizem te Diktatorit jane persekutuar, pasi kishin radhen e KURBANEVE te Diktatures!!!


nga: Anonim
23.02.2013 21:53
Ish te perndjekurit politike shqipetare nuk u integruan ne shoqerine shqipetare me dinjitet dhe krenari per 22 vjet demokraci .ku duhet te ishin te shkolluar dhe te ishin drejtues ne Qeverite shqipetare dhe ne menyre natyrale vinte dhe shperbilimi per ish te perndjekurit politike por drejtimin e muaren komunistet Sali Berisha komunist me tesere partie prej 25 vjet dhe komunisti i dyte Fatos Nano te cilet u perzgjodhen nga Ramiz Alia dhe Macja e zeze Nezhmie Hoxha ..keta sollen friken tek shqipetaret muaren pasurine kombetare duke futur dhe ILIR METEN..EVROPA DHE SHBA DUHET TE HEQIN KETA KOMUNISTE TRASHIGIMTARE TE DIKTATORIT ENVER HOXHA .DIKTATURA NE SHQIPERI NUK ESHTE HEQUR SHQIPERIA DO TE BEHET ZONJE E RENDE KUR TE HIQEN KETA KOMUNISTE TE DIKTATORIT..VEPRO TANI SHBA,EVROPA ,BUJAR NISHANI SHISH DHE PROKURORIA..CLIRONI ENERGJITE E SHQIPETAREVE QE I KANE NDRYDHUR KETA FAQEZINJ..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari i Shtetit Kerry fillon turnen në Afrikë

Zoti Kerry do të zhvillojë bisedime për sigurinë rajonale me zyrtarët afrikanë dhe do të marrë pjesë në festimet për 50-vjetorin e Bashkimit Afrikan
Më tepër

Shëmbet një urë në shtetin Uashington

Zyrtarët thonë se nuk ka viktima apo të zhdukur
Më tepër

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive