Lidhje

Malësia e Madhe feston për 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë


Këto ditë edhe Malësia e Madhe është përfshirë në atmosferën festive të 100 vjetorit të Pavarësisë, atmosferë e cila ndjehet kudo ku jetojnë shqiptarët.
Në prag të këtij 100 vjetori Malësia e Madhe pritet të nderohet me titullin e lartë "Nderi i Kombit".
Ndërkohë, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli, ishte sot në Shkoder, ku vendosi kurora me lule pranë shtatoreve të Luigj Gurakuqit dhe Isa Buletinit, në shenjë nderimi për kontributin e tyre në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG