E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / SHBA

Regjisori Stiven Spielberg me filmin për presidentin Lincoln

x
Madhësia e gërmave - +
Regjisori Stiven Spielberg ka mënjanuar portretizimin tradicional të Abraham Linkolnit, presidentit të 16 të Amerikës, duke nxjerrë në pah mendjen e një personi të gatshëm që të rrezikojë gjithçka për heqjen e skllavërisë.
Filmi është bazuar në pjesë të shkëputura nga libri “Team of Rivals” me autore Doris Kearns Goodwin. Ai e përshtat rolin e Abraham Lincoln-it me ditët e sotme  duke prezantuar një mendje politike dinake që studion ndarjet në Uashington, bllokadat dhe lojrat politike.  

Në vitin 1865, Lufta Civile pothuajse ka mbaruar, por presidenti Lincoln nuk nënshkruan një armëpushim derisa Kongresi të miratojë amendamentin e 13-të, që heq skllavërinë.
 
Sekretari i Shtetit, William Seward, është kundër.     
Deri më sot, presidenti Lincoln nuk është portretizuar me kaq realizëm në film.  
 
Për rreth një shekull, ai u portretizua si një figurë monumentale. Në filmin “Lindja e një kombi” të D.W. Griffith ai është si një statujë. 
 
Në filmin e John Ford 1939, Young Mr. Lincoln, ai është shoqëror dhe robotik. Por filmi i Spielberg-ut është ndryshe.  
 
“Isha i vendosur të bëja një film rreth një presidenti që punon dhe jo një presidenti pompoz.”  - thotë regjisori Spielberg.
 
Filmi tregon presidentin që i jep fund skllavërisë dhe pastaj luftës.
 
Në muzeumin e Teatrit Ford, ku presidenti i 16 u vra me antentat, historiani Eric Martin shpjegon si evoloi procesi i mendimit të presidentit Lincoln.  Ai thotë:
 
“Objektivi i tij i parë dhe kryesor kur filloi lufta nuk ishte lirimi i skllevërve por ruajtja e bashkimit kombëtar. Lincolni e kuptoi që në mënyrë që të realizonte synimin e tij ushtarak dhe përfundimisht ruajtjen dhe shpëtimin kombëtar, çështja e skllavërisë duhej të trajtohej.”   
 
Filmi përqendrohet në katër muajt e fundit të presidencës së tij. Përpjekjet për vota në Kongres për miratimin e amendamentit duken thuajse njëlloj me përçapjet e sotme në Kongresin amerikan.  
Argumentet në Dhomën e Përfaqësuesve ishin të hidhura.  
 
Filmi kthehet tek marrëdhëniet e Lincoln-it me gruan dhe fëmijët e tij, bindjet e tij dhe vetëekzaminimin e vazhdueshëm. Aktori Daniel Day-Lewis sjell një aktrim me vlerë Oscari të presidentit të 16-të. Jo vetëm që ngjason shumë me presidentin por ai zotëron karakterin e tij.
 
“Të nxit personazhi sepse ai është i hapur. Një nga surprizat më të bukura është se sa i gjendëshëm ishte ai. Koha paraqiste shumë rreziqe për të pasi Shtëpia e Bardhë ishte gjithmonë e hapur.”  - thotë ai
 
Filmi “Lincoln” i regjizorit Spielberg pritet të nderohet nga Akademia e Arteve por më e rëndësishmja është se ai do të bëjë histori.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

U përkujtua 40 vjetori i revoltës së Spaçit

Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist përsipër.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive