E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme

Washington Post: Planet e Pentagonit

E përditshmja amerikane njofton se Departamenti i Mbrojtjes ka një plan ambicioz për krijimin e një rrjeti zbulimi

x
Madhësia e gërmave - +
Në një artikull të gazetës The Washington Post thuhet se Pentagoni, Departamenti amerikan i Mbrojtjes, ka një plan ambicioz, për krijimin e një rrjeti zbulimi, i cili do të ishte në rivalitet me Agjencinë amerikane të Zbulimit, CIA-n, përsa i përket numrit të punonjësve.

Në artilull thuhet se ky projekt synon transformimin e Agjencisë së Zbulimit për Mbrojtjen, DIA, një një shërbim spiunazhi të përqëndruar tek kërcënimet e ndryshme ndaj vendit, në  bashkëpunim të ngushtë me CIA-n dhe me njësitë ushtarake elitë.

Sipas gazetës “The Washington Post”, agjencia DIA pritet të zgjerohet në mbarë botën, ku mendohet të ketë rreth 1 mijë e 600 të punësuar që mbledhin të dhëna zbulimi. Në artikull thuhet se ky numër është i paprecedent për një agjenci zbulimi. Në këtë shifër përfshihen edhe ushtarakë dhe persona të tjerë që kryejnë punë sekrete.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
02.12.2012 20:54
PER NJE SHTET KAQ TE MADH QE ESHTE AMERIKA TE KESH 1600 NUK PERBEN NJE PROBLEM TE MADH EKONOMIK NGA NJESI ZBULIMI USHTARAK DO TE KTHEHET NE NJESI SPIUNAZHI PER TE MBROJTJEN E VENDIT,POR DO TE DUBLOHEN MATERIALET SEKRETE ME IE CIA-s,PSE SOT BOTA NGA HAPJA KA NJE GAME INFORMACIONI POR NE MENYRE SPECIFIKE PER ARMATIMET DHE PAISJET USHTARAKE NUK KA SEPSE ME REFORMAT E BERE KANE LEVIZUR DHE NJESITE USHTARAKE TE DUKET PERBINDESH RUSIA KUR AJO NUK ESHTE ASGJE DHE KE SHTETE SI KINA DHE IRANI KANE ECUR SEPSE KANE SEKRET USHTARAK TE FORTE..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive