E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Në Tiranë përurohet statuja e presidentit Wilson

Kryeministri Sali Berisha e cilësoi Woodrow Willson-in si presidentin shpëtimtar të pavarësisë së Shqipërisë

x
Madhësia e gërmave - +
Armand Mero

Në Shqipëri, sot në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së vendit, për të nderuar kujtimin e presidentit amerikan Thomas  Woodrow  Willson, në Tiranë u përurua një statujë e tij në sheshin që mban të njejtin emër.


Kryeministri Sali Berisha e cilësoi presidentin Willson si presidentin shpëtimtar të pavarësisë së Shqipërisë duke theksuar edhe një herë se shqiptarët, në momentet më kritike për kombin e tyre kanë patur fatin të kenë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. AI tha se sot shqiptarët janë një komb i lirë dhe këtë liri më shumë se kujtdo tjetër  ja detyrojnë krahas përpjekjeve të vetë atyre, mbështetjes përcaktuese të Shteteve të Bashkuara.
 

Nga ana e tij ambasadori amerikan Alexandër Arvizu citoi një pjesë nga fjalimi i presidentit Willson në vitin 1918, kur ai shpalli platformën e reformimit të politikës dhe diplomacisë botërore, duke e vënë atë mbi bazën e të drejtës së kombeve për vetëvendosje. Zoti Arvizu shprehu falenderim për nderimin dhe ruajtjen e kujtimit për presidentin Willson duke rimarrë më pas deklarimin e sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton në Tiranë se Shtetet e Bashkuara do të jenë për krah shqiptarëve edhe në 100 vitet e ardhshme.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
22.11.2012 20:42
Eshte kenaqesi tani ne Tirane ne sheshin "Uillson" kemi edhe monumentin e tij. E meriton sepse ne diten e veshtira per Shqiperine dhe popullin e saj i ka dalur ne krah.
Fatkeqeisht edhe ne keto momente qe Shqiperia edhe per pak dite, me date 28 nentor 2012, feston njeqint vjetorin e pavaresise ne krye te shtetit, te kuvendit, te qeverise kemi njerez medioker respektivisht Bujar Nishani, Jozefina Topalli (Coba) dhe Sali Berisha. Nje treshe qe nuk i meriton ato karrike ku jane ulur sepse jane sa te pa afte, sa ngaterrestar, sa intrigant dhe per mbi te gjitha te korruptuar dhe gjithe kohen flasin duke bere demagoxhi, mashtrime e genjeshtra. Nuk deshirojne ne asnje rast te marrin shembuj nga vendet me te zhvilluara dhe demokratike. Nje dicka e bejne mire hismetin karrikes ku jane ulur te cilen duan ta mbajne me cdo kusht megjithese nuk e meritojne. Sipas patriotit te madhe Fan Stilian Nolit, keto lloj tipash jane te kapur shume fort pas pushtetit sa nuk largohen ne asnje menyre edhe ne qoftese i pret kembet, ne qoftese i pret edhe duart, por ata pushtetin e kane kapur me dhembe. Qe te shpetosh prej ketyre lloj tipash duhet ti presesh koken perfundon
Noli i madh.


nga: Petrit
22.11.2012 09:44
Statuja e Presidentit Thomas Woodrow Willson,ishte nje deshire e kahereshme epopullit Shqiptare per ta patur ne Shqiperi,kete njeri qe beri sa mundi per ekzistenzen e popullit Shqiptare duke i johur te drejten e vetvendosjes,pra pavaresine,por politikat e rendjes pas pushteteve e parase se piset pa kufi e zvarriten deri me sot kete deshire e enderr shqiptare.
Mirnjohje ne jete te jeteve SHBA-se per kontrubutin qe ka dhene dhe po jep per shqiptaret,kete popull te dhunuar e terrorrizuare dhe vrare nen sundimet e shkuara dhe politikat e dites deri me sot te diligjuara nga komunistet e komvertuar dhe bijte e tyre,sikusje jane berisha-nano-meta apo rama-topi-spahiu me shoke ne hije.


nga: Anonim
21.11.2012 20:04
Eshte nder dhe krenari per kombin shqipetar qe kujtojme kete burre shteti ish Presidenti Woodraw Wilson me kete statuje te tij qe shpetoi Pavaresine e Shqiperise nga grabiqaret e asaj kohe,,Tani eshte koha te zbatojme porosite e zonjes Klinton te dhene ne Parlamentin shqipetar te bejme zgjedhje te lira dhe te ndershme per vitin 2013,te luftojme korupsionin qe eshte kanceri i shoqerise shqipetare qe mban lidere medioker dhe pa vlere,dhe sefundi bashkepunimi i Pozites dhe Opozites per interesin kombetar..zotrinj politikane shqipetare lini interesat personale zgjidhni problemin e Qarkut te Fierit zbatoni vendimet e gjykatave shqipetare dhe miratoni tre ligjet per te mare statusin per kandidat ne BE..Z Nishani shprehu qarte per vendimet e gjykatave sepse kryetar i KLD,mos u bej sehirxhi..dil mbi palet..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive