E premte, 30 janar, 2015

Lajme / SHBA

Withers: Shqipëria do të mund të arrijë ëndrrën që lindi njëqind vjet më parë

Ambasador Withers do të shkojë në Shqipëri për 100-vjetorin e pavarësisë dhe do të marrë titullin Qytetar Nderi i Vlorës

x
Arben Xhixho
Zëri i Amerikës: Ambasador Withers, ju do të shkoni në Shqipëri për 100-vjetorin e pavarësisë dhe do të merrni titullin Qytetar Nderi i Vlorës. A mund të ndani me ne mendimet tuaja për këtë udhëtim që do të bëni në Shqipëri, i cili me sa di është i pari që kur ju u larguat nga posti i ambasadorit.
 
John Withers:  Keni të drejtë. Është hera e parë që shkoj në Shqipëri që nga largimi në gusht të vitit 2010. Mezi pres të shkoj përsëri. Shqipëria është një vend, nga i cili kam kujtimet më të ngrohta. Atje kam shumë miq dhe kam njohur shumë njerëz, kam ndjerë mirësinë dhe bujarinë e tyre ndaj meje. Nuk kam fjalë për të shprehur mirënjohjen time për atë që po bën për mua qyteti i Vlorës, djepi i pavarësisë shqiptare. Ky është qyteti ku filloi gjithçka, ku u ngrit flamuri më 28 nëntor 1912. Kjo u bë shkak për një sërë ngjarjesh të mëdha që i dhanë drejtimin, madje identitetin Shqipërisë së sotme. Të jesh atje në një kohë të tillë për të marrë këtë titull, është një nder, më i madh se çdo nder tjetër që më është bërë ndonjëherë në jetë. Prandaj e vlerësoj thellë dhe në një farë mënyre jam i mrekulluar nga kjo ngjarje.
 
Zëri i Amerikës: Historia është pasioni juaj. Tani që Shqipëria feston 100-vjetorin e pavarësisë, po ta kthejmë kokën prapa, do të shohim se historia nuk ka qenë dhe aq e mirë me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Pas sundimit të gjatë osman, menjëherë pasi Shqipëria u shpall e pavarur, kemi Luftën e Parë Botërore. Kur vendi përpiqej të rindërtohej, erdhi Lufta e Dytë Botërore. Pas kësaj, për 50 vjet, Shqipëria u sundua nga regjimi komunist. Kanë qenë vetëm 20 vitet e fundit në të cilat Shqipëria është përpjekur të ndërtojë një shoqëri moderne mbi parimet e demokracisë. Mendoni se këto 20 vjet kanë mjaftuar për të kapërcyer këtë trashëgimi të vështirë?

 

John Withers: Është një pyetje shumë e goditur, si nga pikëpamja historike dhe politike por edhe nga pikëpamja e publikut shqiptar dhe e perceptimit të tij se në ç’drejtim kërkon të shkojë dhe çfarë kërkon të bëjë. Po lexoja një rrëfim të një udhëtari anglez me emrin John Hobhouse, i cili e vizitoi Shqipërinë në vitin 1809. Ai thotë diçka interesante që më bëri shumë përshtypje. Ai tregon se kur ishte në Shqipëri, duke biseduar me udhëtarë të tjerë, ata e identifikonin veten me një besim të caktuar fetar, por kur pyeste vendasit se çfarë ishin, ata gjithnjë thoshin: jam shqiptar. Mendoj se kjo vetëdije u bë themeli i Rilindjes dhe i hapit të madh që Shqipëria feston këtë vit – i pavarësisë kombëtare. Ismail Qemali dhe ata njerëz që ngritën flamurin në Vlorë më 28 nëntor 1912, e çuan më tej atë vetëdije të të qenit shqiptar. Ata i shtuan kësaj ndjenje të shqiptarisë, sensin e vetëvendosjes, ku u mbështetën nga presidenti ynë Woodrow Wilson, si dhe vendosmërinë për liri. Siç e thatë edhe ju, kjo dëshirë dhe kjo ëndërr që ata kishin për një Shqipëri të lirë, u godit nga shumë e shumë forca historike, më e keqja ndër të cilat ishte periudha komuniste. Tani komunizmi nuk është më në fuqi dhe çështja është se çfarë duhet ndërtuar në vend të tij. A duhet zbatuar në praktikë vizioni i Ismail Qemalit, a duhet realizuar ajo ëndërr? Kjo është pyetja që shqiptarët duhet t’i japin vetë përgjigje. Dhe së fundi, duke krijuar këtë sens të ri të Shqipërisë moderne që filloi më 28 nëntor 1912, lëvizja për pavarësi, burrat dhe gratë trime të asaj kohe kanë lënë trashëgiminë e tyre, trashëgiminë e lirisë, të pavarësisë dhe të parimeve demokratike. Përsa kohë që shqiptarët i përmbahen asaj, përsa kohë që ata e shikojnë me mirënjohje dhe admirim atë periudhë të shkuar, duke i mbajtur ato parime në zemër, Shqipëria do të mund të arrijë ëndrrën që lindi njëqind vjet më parë.
 
Zëri i Amerikës: Më lejoni t’ju pyes: si do ta karakterizonit gjendjen e demokracisë sot në Shqipëri?
 
John Withers: Mendoj se pikëpamjet e mija janë të njohura. Sekretarja Clinton në mënyrë mjaft të artikuluar shprehu mendimet e saj, por unë e shoh këtë rast të veçantë si momentin për të hedhur sytë tek parimet më të larta, tek parimet themelore, sesa të përpiqemi të analizojmë se cila është gjendja e demokracisë apo e politikës sot. Këto parime më të larta, janë parime për të cilat unë gjithmonë kam qenë krenar dhe i kënaqur që i kam gjetur mes shqiptarëve kur isha atje. Me fjalë të tjera, megjithë vështirësitë dhe historinë tragjike të Shqipërisë, gjithnjë ka ekzistuar besimi se Shqipëria do të ngrihet. Dhe, me këtë besim, asgjë nuk mund t’i ndalë aspiratat e popullit.
 
Zëri i Amerikës: Më lejoni t’ju bëj edhe një pyetje: Ku i shikoni sfidat kryesore për Shqipërinë në të ardhmen?
 
John Withers: Mendoj se sfidat me të cilat përballet vendi në atë rajon janë të mëdha e të shumta. Njëra prej tyre është trashëgimia historike. Shqipëria nuk është mësuar me demokracinë ashtu siç është bërë standarde në vendet e tjera të botës, për shembull në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Perëndimore. Sfida është këmbëngulja te parimet e udhëheqjes. Mënyra themelore për të arritur ëndrrën e 1912-ës nuk është duke i bërë punët nga lart poshtë por nga poshtë lart. Mësimi i vërtetë i demokracisë është se udhëheqësit drejtojnë me vullnetin e popullit dhe nuk mund të jetë ndryshe. Kam besim të plotë se Shqipëria ndodhet në prag të një lindjeje të re të lirisë. Duke mësuar se autoriteti më i lartë i takon popullit, ata do të mund të kapërcejnë çdo sfidë, si në aspektin ekonomik, social apo politik. Unë vazhdoj të jem optimist dhe të kem shumë besim tek Shqipëria dhe tek populli shqiptar.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: shqiptar
20.12.2012 15:18
Kur permendim demokracine shembullore amerikane, nuk duhet te harojme kurre se ne kete vend te madh dikur, ka pasur nje diskriminim te madh racial ndaj njerezve me ngjyre. Te mos harojme KuKlus Klanin.
Cfare permbysje e madhe eshte bere sot ne kete drejtim.
President i ketij vendi demokratik eshte nje politikan me prejardhje afro-amerikane, ambasadori Withers gjithashtu.
Ne shqiptaret kishim si KU KLUS KLAN nje tjeter persekutor. Kishim regjimin diktatorial komunist. Diktatura komuniste i ndau shqiptaret me luften e klasave njelloj si ndaheshin ne SHBA te bardhet me njerezit e me ngjyre.
Bile persekutimi i tejskajshem motivohej me mendimin ndryshe. Qe te harojme krimet e komunisteve eshte njelloj si te harojme krimet e KU KLUS KLANit


nga: Petro Jashari nga: U S A
22.11.2012 19:33
Zoti withers gezon respekt mbarepopullor ne populli Shqiptar.Ky respekt mbeshtetet jo vetem ne percaktimin shume ekzakt nga ana e tij te realitetit shqiptar por mbi te gjitha vleresohet vizjoni i tij per te arthmen demokratike te Shqiperise.Ne 100 vjetorin e pamvarsise miq te tille jane dhe do te ngelen ne krenarine e kombit.


nga: Petrit
22.11.2012 14:17
Vleresimi si Qytetare Nderi i Vlores per ish Ambasadorin e SHBA-se z.Withers ne kete 100 vjetor te pavaresise se Shqiperise eshte jo vetem nje nderim i madh per Te, por edhe nje mirenjohjen e rradhes e shqiptareve ndaj politikes qe qeverite e SHBA-se kane treguar dhe tregojne ndaj Shqiperise.
Zotit Withers i uroje jete te gjate dhe gjithe te mirat ne jete te jeteve.


nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
22.11.2012 09:28
Dhe kenga thote:``..mbahu neno,mos ki frike,se ke djemt ne Amerike..``
Zoti Withers,pa dyshim e ka njohur zemren e paster te shqiptarit.!
Ndaj mund te quhet,pa frike,eshte nje djal i Shqiperise ne Amerike.!
Ai mund qe quhet edhe si ambasador i shqiptareve ne amerike.!
Lavdi popullit amerikan qe gjithmone ka qytetare te tille.!


nga: Anonim
22.11.2012 04:17
NUK BESOJ SE ISH AMBASADORI KA TE DREJT TE MBESHTESI KOMUNISTET SHQIPTAR QE TE VIJNE NE PUSHTET, BESOJ SE ATE E SHTYJNE PROBLEME TE TJERA PER TE DHENE KETO DEKLERATA. ME VJEN SHUME KEQ QE NJE ISH PUNONJES I ADMINISTRATES SE DEPARTAMENTIT TE SHTETIT MBESHTET MARJEN E PUSHTETIT NE SHQIPRI NGA KOMUNISTET DHE PINJOLLET E ISH BLLOKUT. Z. ISH AMBASADOR I UROJ PLEQRI TE MBARE.


nga: Ajet Delaj nga: New York
22.11.2012 02:17
Thank You and Happy Thanksgiving
Ambasador Withers
Miku i madh i shqiptareve ambasadori Withers gezuar festen e pamvarsise se Shqiperise se bashku me tere kombin shqiptar. Me fjalen dhe shpirtin tat te bardhe e te sinqerte i keni bere nje sherbim te pallogaritshem kombit shqiptar e miqesise e lidhjeve Amerikano-Shqiptare.
Per nje nje gje duhet te jeni te sigurte se shqiptaret me gjithe mangesite e tyre objektive e subjektive e kane shume te forte ndjenjen e mirnjohjes e respektin per mikun e sinqerte si ju.
Une nuk dua te them asgje per permbushjen e detyres suaj te nderuar te Ambasadorit te Amerikes ne Shqiperi megjithse jam i sigurte dhe i bindur se e keni permbushur detyren ne menyre te perkryer si askush tjeter pasi jo vetem kombet tona i ke afruar por e ke radhitur veten ne plejaden e burrave te medhenj te shtetit e kombit Amerikan . Jam i bindur se qendron ne zemrat dhe mendjet e shqiptareve perkrah Presidenteve Wilson, Presidenteve Bush Babe e Bir, Presidenit Clinon e Presidentit Obama ku te tere se bashku keni mere te mundur qe kombi shqiptare ti mbijetoje historise dhe te jete tani me afer lirise e integrimit Euro-Atlantik se kurre me pare.
Kjo interviste dhe vizita juaj ne Shqiperi te marra se bashku me viziten e mikes se shqiptareve Hillary Clinton dhe mesazheve qe ajo percolli per publikun shqiptar na mbushin me besim se Shqiperia eshte realisht ne nje prag vertet cilsor te demokratizimit te saje.
E vecanta juaj dhe e Sekretares Clinton ishte dhe eshte se ju dhe departamenti i shtetit folet me te njejten gjuhe me gjuhen e shqiptareve per problemeve qe realisht shqetesojne shqiptaret. Pra ju folet shqip sic i themi ne duke ju dhene nje ndihme e kontribut per aspiratat e lirise dhe vlerave perendimore qe realisht kane nevoje shqiptaret dhe per te cilat luftojne per nje kohe te gjate.
Edhe nje here mire se vini ne Shqiperi miku i madh i shqiptareve Ambasadori Withers , ky nuk eshte vetem urimi im por shpreh bindjen se ky eshte urimi i pjese dermuese te shqiptareve .
Thank You

Sincerely
Ajet Delaj
New York


nga: Anonim
21.11.2012 20:31
Ish Ambasadorit Amerikan Z Withers ne Tirane i jepet qytetar nderi i qytetit te Vlores me rastin 100 vjetorit te Pavaresise te Shqiperise.eshte teper e merituat per kete Ambasador i dashur me shqipetaret dhe e donte Shqiperine me zemer duke thene te vertetat,mirpo e verteta nuk i pelqen nje pale..Z Withers i beri nje sherbim te larte te kombit shqipetar dhe atij amerikan,Urime Z Withers,,,

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
29.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Parlamenti shqyrton Gjykatën e Lartë dhe KQZ-në

Shumica rrëzoi dekretet e Presidentit Nishani mbi Gjykatën e Lartë dhe Kontrollin e Shtetit dhe zgjodhi 3 antarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Më tepër

SHBA: Përmirësohet tregu i punës

Në raportin e publikuar sot nga Departamenti i Punës thuhet se kërkesat për përfitimiet e papunësisë ranë në nivelin më të ulët në 15 vjet
Më tepër

Jacobson: Dhuna në protesta – e papranueshme

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, u bënë thirrje organizatorëve të protestave të shmangin dhunën, ndërsa qeverisë të punojë drejtpërdrejtë me qytetarët
Më tepër

Telefonat inteligjentë si mjet diagnostikimi të malaries

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë që përdor kamerën e celularit për gjurmimin në gjakun e pacientëve të mikroorganizmave që shkaktojnë këtë sëmundje
Më tepër

BE diskuton për sanksione të reja për Rusinë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, po takohen në Brusel për të diskutuar rreth krizës në Ukrianë
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Dexter Newcomb begins cleanup at his house in Scituate, Massachusetts the day after a winter storm left his neighborhood coated in frozen sea spray, snow and sand.
  • Pope Francis is greeted by Argentinian officers of the United Nations Peacekeeping Force in Cyprus, UNFICYP, as he arrives for his weekly general audience in Pope Paul II Hall, at the Vatican.
     
  • NASA Administrator Charles Bolden and his wife, Alexis, lay a wreath at the Tomb of the Unknowns as part of NASA's Day of Remembrance at Arlington National Cemetery in Virginia. The wreaths were laid in memory of those men and women who lost their lives in the quest for space exploration.
  • Japan's Prime Minister Shinzo Abe reacts during a session at the upper house of Parliament in Tokyo.
  • Free Syrian Army fighter Ahmed al-Hussein pets puppies near the frontline in Aziza village in the southern countryside of Aleppo.
  • Smoke from Israeli shelling covers the Lebanese town of Al-Majidiyah (L) on the Lebanese border with Israel as the town of Al-Ghajar is seen on the right. Lebanese Shi'ite militant group Hezbollah claimed responsibility for an attack against a military convoy in an Israeli-occupied border area.
  • German Chancellor Angela Merkel (C) poses with members of a Carnival dance troupe in Berlin. Merkel traditionally receives carnival princes and princesses annually from every German state at the Chancellery prior to the start of the carnival season.
  • Visitors stand on the viewing platform of the new 360-degree panorama 'Dresden 1945 - Tragedy and Hope of a European City' by Berlin-based artist Yadegar Asisi in the Asisi Panometer in Dresden, eastern Germany. The panorama, which is more than 30 meters high and has a 100-meter circumference, shows the city of Dresden after the bombings in February 1945.
  • A model presents a creation of Viktor & Rolf during the 2015 Haute Couture Spring-Summer collection fashion show in Paris, France.
  • A protester wears a globe mask during an anti-fracking protest at County Hall in Preston, northwest England.
  • Stephane Walker of Switzerland skates during the European Figure Skating championships in Stockholm, Sweden.
  • A flock of colored pigeons fly during a pigeon-breeding competition in the southern Spanish village of Bollullos de la Mitacion.

Interaktive