E premte, 28 gusht, 2015

Lajme / Bota

Parashikimet ekonomike për vitin 2013

x
Viti 2013 për ekonomitë më të mëdha të botës do të jetë me sfida të mëdha. Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia kanë përjetuar ndryshim të udhëheqjes së vendit ndërkohë që India ka përjetuar ngadalësim të rritjes ekonomike, rritje të papunësisë dhe shtim të varfërisë. Në vitin e ri do të vazhdojnë përpjekjet për daljen nga kriza financiare e 2012.  Në vazhdim do t’i hedhim një vështrim pritshmërive ekonomike në botë për vitin 2013. 

Paqëndrueshmëria në tregun e aksioneve në vitin 2012 shkaktoi protesta të mëdha kundër masave shtrënguese në Greqi dhe Spanjë.

Protestuesit në Athinë shprehën zemërimin e tyre ndaj shkurtimeve të thella dhe u përleshën me policinë.  Forcat përdorën gaz lotësjellës dhe pompa uji në përpjekje për të rivendosur rendin.

Në fillim të nëntorit, pas shumë muajsh negociatash, parlamenti grek miratoi një numër masash shtrënguese të nevojshme për ta mbajtur gjallë ekonominë e vendit.
Marrëveshja mbi shkurtimet e mëdha hapi rrugën për lirimin e fondeve prej  31,5 miliardë euro për ta shpëtuar këtë vend nga falimentimi. Kjo pati një ndikim pozitiv në tregun e aksioneve duke krijuar një ngritje në tregun global të aksioneve.

Por, pasiguria ekonomike në Evropë vazhdon të ketë ndikim negativ në jetën e njerëzve. Në Spanjë, një në katër banorë është i papunë dhe mijëra të rinj nuk mund të gjejnë punë.

Shumë vende janë në vështirësi, ndërkohë që tkurrja ekonomike e shkaktuar nga rënia e tregut të shtëpive në vitin 2008 çoi në një recesion të dyfishtë ekonomik.
Borxhi i Spanjës ka arritur në 145 miliardë dollarë ndërkohë që vendi po përpiqet të shmangë atë që i ka ndodhur Greqisë, Irlandës, Portugalisë dhe Qipros- nevoja për të kërkuar ndihmë financiare ndërkombëtare.

Në Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe e botës, presidenti Barack Obama u rizgjodh për një mandat të dytë, pas një fushata të ashpër zgjedhore. Më 20 janar të vitit 2013, presidenti Obama bën betimin për mandatin e tij të dytë presidencial.
Për presidentin Obama, sfida e parë është rritja e taksave për të pasurit.

Nëse presidenti nuk arrin një kompromis me ligjvënësit republikanë për buxhetin dhe për rritjen e taksave për të pasurit, Shtetet e Bashkuara mund të përballen me pasojat e “greminës fiskale”.

Reagimi i tregut të aksioneve ndaj mungesës së një kompromisi për çështjet financiare është i paparashikueshëm.

Ken Simonson është president i Shoqatës Kombëtare të Ekonomistëve të Biznesit në Uashington.

“Nëse kongresi dhe presidenti arrijnë një kompromis për të shmangë rritjen masive të taksave dhe shkurtimet e mëdha të shpenzimeve në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë ekziston një pritshmëri se ekonomia do të vazhdojë të rritet me një ritëm të ngadaltë, por ndoshta mund të ketë rritje më të shpejtë me kalimin e kohës”.

Paqëndrueshmëria ekonomike në Evropë mund të ketë ndikim negativ në sektorin amerikan të prodhimit. Prodhuesit e makinave si kompania Ford dhe General Motors varen nga shitjet e makinave në Evropë.

Rritja ekonomike në vendet në zhvillim vazhdon të ketë një rëndësi të madhe. Kina pritet t’ia kalojë Shteteve të Bashkuara për nga zhvillimi ekonomik brenda 20 viteve të ardhshme.

Por rënia në ekonomitë evropiane ka patur ndikim negative në eksportet kineze. Tani Pekini po përpiqet të forcojë konsumin brenda vendit.

Udhëheqja e re e Kinës pritet të fillojë zbatimin e politikave të reja ekonomike në vitin 2013 me një numër masash, përfshirë uljen e inflacionit dhe uljen e nivelit të papunësisë. Në vitin 2013, prodhimi i brendshëm në Kinë pritet të rritet në nivelin 8 për qind.

Xiangfang Ren është analist për çështjet e Kinës në organizatën IHS Global Insight.

“Mendoj se udhëheqja e re ka sjellë veprime më dinamike, prandaj unë pres që Kina në vitin e ardhshëm, si në aspektin shoqëror ashtu edhe në aspektin ekonomik, të jetë më dinamike”.

Rusia ka një president të ri por të njohur, Vladimir Putinin. Që nga ardhja e tij në pushteti ai ka premtuar krijimin e 25 milion vendeve të reja të punës.

Sfida e zotit Putin në gjashtë vitet e ardhshme është rritja dhe modernizimi i sektorit të prodhimit, dhe kalimi nga ekonomia tradicionale në një ekonomi të drejtuar nga tregu e cila varet më pak nga eksportet dhe burimet minerale.

“Në thelb çështja kryesore për ekonominë ruse është sigurimi i rritjes ekonomike përmes shfrytëzimit të mundësive që vijnë nga tranzicioni i saj nga një ekonomi e planifikuar në një ekonomi të tregut dhe deri më tani këto mundësi nuk janë shfrytëzuar”, thotë Yevgeny Yasin, profesor në Fakultetin Ekonomik të Moskës.

Analistët thonë se ekonomia ruse do të përballet me vështirësi nëse nuk reformohet.
India po përballet me nivel të lartë të inflacionit, nivele të larta të interesit, defiçit të madh fiskal, dobësim të monedhës dhe një mjedis të pasigurtë të politikave, të cilat kanë goditur konsumin dhe investimet.

Rritja ekonomike ka rënë në 5,3 për qind në tremujorin e tretë, duke ngelur në nivelin më të ulët në tre vjet ndërkohë që Nju Deli po përballet me vështirësi në zbatimin e reformave për të ringjallur ekonominë e tretë në Azi.

Dobësimi i ekonomisë vështirëson përpjekjet për krijimin e vendeve të punës për popullsinë e re indiane, për balancimin e buxhetit dhe në të njejtën kohë për pagimin e programeve sociale me kosto të lartë para zgjedhjeve kombëtare që pritet të zhvillohen më 2014.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
27.08.2015
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Anketa e re: Trump në krye

Miliarderi i pasurive të patundshme gëzon një mbështetje prej 28 për qind në mesin e votuesve republikanë në të gjithë vendin
Më tepër

Sulm me autobombë në Irak

Një luftëtar i grupit Shteti Islamik sulmoi me makinë bombë një autokolonë të trupave irakiane, duke vrarë dy komandantë të lartë ushtarakë dhe veten
Më tepër

Irak, ISIS vret dy gjeneralë me makinë-bombë

Sulmi ndodhi në veri të qytetit Ramadi që mbahet nga Shteti Islamik në provincën Anbar, ku forcat pro-Baghdadit kanë muaj që luftojnë kundër ekstremistëve
Më tepër

Kundërshtime ndaj asociacionit të komunave serbe

Partitë opozitare kanë vazhduar të kundërshtojnë marrëveshjet e nënshkruara dy ditë më parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Më tepër

Fëmijët dhe kanceri

Mjekët janë duke hequr dhe ngrirë vezoret dhe testitet e fëmijëve me kancer me shpresën që të jenë në gjendje për të ruajtur pjellorinë e tyre kur të rriten
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Naga sadhu, or naked Hindu holy man, pauses inside a tent during Kumbh Mela, or Pitcher festival, at Trimbakeshwar, India.
  • NASA astronaut Kjell Lindgren corrals the supply of fresh fruit that arrived on the Kounotori 5 H-II Transfer Vehicle (HTV-5.) Visiting cargo ships often carry a small cache of fresh food for crew members aboard the International Space Station.
  • Women look at a swastika on the door of the Red Cross asylum center in Lyngbygaard, in Trustrup in the west of Denmark. The center was vandalized by unidentified men, who drew Nazi symbols and wrote a message reading "first warning" at night. A vehicle was also set on fire outside the center.
     
  • A hooded man with a colorful outfit known as the 'Cipotegato' acknowledges the crowd after running through the streets of Tarazona, Spain.
  • WDBJ-TV7 news morning anchor Kimberly McBroom, center, gets a hug from visiting anchor Steve Grant, left, as meteorologist Leo Hirsbrunner reacts after their early morning newscast at the station in Roanoke, Virginia. Reporter Alison Parker and cameraman Adam Ward were killed during a live broadcast on Aug. 26, while on assignment in Moneta.
     
  • Jasmine Todd of the United States competes in the qualifying round of the women's long jump athletics event at the 2015 IAAF World Championships at the "Bird's Nest" National Stadium in Beijing, China.
  • A Thai veterinarian takes a picture of a 2-year-old orangutan during a health examination at Kao Pratubchang Conservation Centre in Ratchaburi, Thailand.
  • Balloons of the installation "Heartbeat" by French artist Charles Petillon are seen at Covent Garden Market in London. "Heartbeat" is created from 100,000 white balloons and stretches 54 meters in length and 12 meters in width, incorporating gentle pulsating white light to symbolize the beating of a heart and reflect the history, energy and dynamism of the district.
  • Usain Bolt of Jamaica is hit by a cameraman on a segway as he celebrates after winning the men's 200 meters final at the 15th IAAF World Championships at the National Stadium in Beijing, China.
  • Guests, with their hair blown back, watch while Marine One takes off as U.S. President Barack Obama departs the White House in Washington. Obama is traveling to New Orleans to commemorate the 10th anniversary of Hurricane Katrina.
  • A worker stands next to a patient buried in the hot sand in Siwa, Egypt. In the searing heat of summer in western Egypt, at the hottest time of the day, sufferers of rheumatism, joint pain, infertility or impotence lie buried neck-deep in the sand of Siwa near Dakrour Mountain. Locals say taking a sand bath is a natural therapy with powers to cure many medical conditions.
  • Tourists snap photos on Lombard Street, a popular tourist spot also known as the "world's crookedest street" in San Francisco, California, Aug. 26, 2015.
  • A demonstrator wearing a skull mask takes part in a protest in Mexico City to mark the eleven-month anniversary of their disappearance. The students' disappearance on the night of Sept. 26, 2014, in the southwestern city of Iguala triggered massive protests in Mexico and calls for justice.
     
  • The shimmering colors visible in this NASA/ESA Hubble Space Telescope image show off the remarkable complexity of the Twin Jet Nebula. The new image highlights the nebula’s shells and its knots of expanding gas in striking detail. Two iridescent lobes of material stretch outwards from a central star system. Within these lobes two huge jets of gas are streaming from the star system at speeds in excess of one million kilometers (621,400 miles) per hour.
  • Firefighters battle a fire in Santa Clara, California, Aug. 26, 2015, after a driver struck a gas line and subsequently fled the scene.
  • Tourists play in front of a 3D painting on the wall of a house in Luoyuan village, Jinhua, Zhejiang province, Aug. 26, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.