E martë, 18 qershor, 2013

Lajme

Reagime të udhëheqësve botërorë për zgjedhjet amerikane

Udhëheqësit botërorë po dërgojnë urimet e tyre për presidentin amerikan Barak Obama

Obama i Netanjahu o IranuObama i Netanjahu o Iranu
x
Obama i Netanjahu o Iranu
Obama i Netanjahu o Iranu
Madhësia e gërmave - +
Udhëheqësit botërorë po dërgojnë urimet e tyre për presidentin amerikan Barak Obama, i cili fitoi një mandat të dytë në një garë të fort me rivalin e tij republikan Mitt Romney.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun tha se ai "ngrohtësisht uron" zotin Obama dhe pret të vazhdojë bashkëpunimin "në frymën e partneritetit të qëndrueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara." Ai vuri në dukje disa nga sfidat që shtrihen përpara - duke përfshirë përfundimin e gjakderdhjes në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Kryeministri britanik David Cameron dërgoi një tweet me urime të përzemërta dhe tha se pret të vazhdojë punën me presidentin. Por në një vizitë në Jordani sot, zoti Cameron u tha gazetarëve se zoti Obama ka nevojë të bëjë më shumë për të ndihmuar në fundin e luftës civile në Siri.

Presidenti i Franës Francois Hollande i tha zotit Obama se rizgjedhja e tij përbën "një zgjedhje të qartë" në favor të një Amerike të "hapur, të bashkuar dhe plotësisht të angazhuar" në botë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se aleanca strategjike mes Izraelit dhe Shteteve të bashkuara është më e forte se kurrë dhe do të vazhdojë të punojë me presidentin Obama. Zoti Netanyahu është mik i ngushtë me zotin Romney.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
07.11.2012 20:27
Urime per fitoren e Presidentit Obama.kjo eshte fitore e Amerikes.fjalimi i sotem i Z Obama ishte teper prekes.orator i shkelyshem.elektrizues per amerikanet dhe jepte shprese per ritjen ekonomike te Amerikes si dhe konsilidimin dhe ritja ekonomike per shtresen e varfer dhe te mesme me politikat sociale...ZOTI E BEKOFTE AMERIKEN..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Si të ruhesh nga përgjimi në internet

Kur u bë publik lajmi se agjencitë e zbulimit mblidhnin të dhëna për komunikimet e qytetarëve, shumë vetë u befasuan nga fakti që këto programe ishin kaq të përhapura
Më tepër

G8 ekspozon rivalitetet e vjetra me Rusinë

Udhëheqësit botërorë në takimin e nivelit të lartë në Irlandën e Veriut kanë filluar diskutimet se si t’i jepet fund konfliktit sirian
Më tepër

Siria, pritet të mbizotërojë në takimin e G8

Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet në Irlandën ne Veriut ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të 8 vendeve më të industrializuara
Më tepër

Edward Snowden mohon të ketë kontaktuar qeverinë kineze

Sipas “The Guardian”, Snowden i ka bërë këto komente në një chat në internet, në faqen kompjuterike të gazetës
Më tepër

KQZ pranon dështimin për numërim elektronik në Fier

Procesi për numërimin e votave për zgjedhjet e 23 qershorit në këtë qark do të realizohet manualisht
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive