E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Shëndetësi

Festivali i jogës në Paris

Praktika që e ka origjinën në Indi po bëhet popullore në mbarë botën

x
Madhësia e gërmave - +

Joga po përfshin gjithnjë e më shumë stile dhe praktika të reja, dhe tani një festival në Paris sjellë së bashku teknikën tradicionale dhe atë moderne në një ngjarje të vetme. Me instruktorët e jogas që ofrojnë klasa që nga "Joga për Burrat e Ngurtë" e deri tek joga akrobatike, duket se kjo praktikë ka diçka për të gjithë.

Joga është një formë gjithnjë e më popullore e ushtrimit, dhe çlodhjes mendore dhe shpirtërore.

Që nga joga tradicionale si Hatha e deri tek interpretimet moderne të tilla si FlyYoga, ka nga një praktikë për të gjitha shijet në Festivalin e Jogas në Paris.

Joga është një fjalë sanskrite që do të thotë 'bashkim'.

Joga praktikohet në të gjithë botën në shumë forma të ndryshme, por ajo e ka origjinën në Indi.

Së bashku me mjekësinë popullore Ayurvedic, ajo është një element i një sistemi të lashtë të kujdesit shëndetësor që ka qenë praktikuar për më shumë se 2000 vjet.

Praktika është një mënyrë e thjeshtë për të mbajtur mendjen dhe trupin të balancuar dhe të lidhur.

Popullariteti i saj sa vjen e rritet, thotë terapisti i jogas Lionel Coudron.

"Joga ka bërë zhvillime të mëdha gjatë 35 viteve të fundit. Në Francë, ajo është praktikuar në formën tradicionale, por qysh 10 vjet më parë, kemi parë një evolucion të vërtetë në shumë forma të jogës. Dhe, kjo është diçka me të vërtetë pozitive, falë pasurisë dhe shumëllojshmërisë së këtij sporti.  Kjo praktikë është shumë dinamike dhe sjell shumë mundësi dhe përfitime për grupe të ndryshme të praktikantëve".

Joga është përshtatur dhe modifikuar nga praktikuesit në të gjithë botën, duke përfshirë elementë të tillë si rripa dhe mbështetës.

Frymëzuar nga arti i cirkut dhe Pilates, 'Yoga Fly' ofron një interpretim tjetër. Trupi është mbështetur nga një shtrat i varur elastik i cili qëndron pezull në tavan.

Instruktori Florie Ravinet thotë se kjo formë e jogas është argëtim i mirë.

"Qëndrimet janë të ndryshme, sepse ne mund të përdorim copa pëlhure për të na mbështetur.  Bëjmë pozicione të ndryshme të frymëzuara nga cirku, apo disa qëndrime të cilat ndihmojnë në përforcimin e muskujve, apo pozicione të tjera që sfidojë fleksibilitetin . Është me të vërtetë kënaqësi, dhe ndjehesh mirë më pas."

Gjatë festivalit tre-ditore ofrohen një gamë e gjerë klasash.

Instruktorja e AcroYoga, Melanie Logerot thotë se aftësimi në këtë formë joge është një proces gradual.

"Sekreti në AcroYoga është të bësh ushtrime që sa vjen e shtojnë aftësitë e tua të fleksibilitetit. Kjo praktikë u jep njerëzve kohë që në fakt të besojnë se ata mund ti bëjnë lëvizjet."

Praktikantja, Janel Watters thotë se joga ishte më e lehtë se sa ajo e mendonte.

"Në fillim duket aq e vështirë dhe mendon se nuk do të jesh në gjendje ta bësh. Por instruktorët të shpjegojë lëvizjet aq mirë saqë fillon ta praktikosh dhe ajo që të është dukur shumë e vështirë nuk është më e tillë."

Instruktori  Mika de Brito përdor muzikë të shpejtë për të krijuar energji në klasat e tij.
Çfarëdo forme apo stili: biznesi i jogës është në rritje me gjithë përfitimet që ajao sjell për shëndetin.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Obama: Gjithë vëmendja te operacionet e shpëtimit në Oklahoma

Presidenti Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në Oklahomën e goditur nga tornadoja
Më tepër

OSBE diskuton në Tiranë për diskriminimin

Kryeministri Berisha tha se shoqëria shqiptare ka një tolerancë të shkëlqyer fetare, etnike, por dhuna ndaj grave dhe homofobia janë të larta.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive