E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Zëri i Amerikës hedh poshtë akuzat kineze

x
Madhësia e gërmave - +
Zëri i Amerikës ka hedhur poshtë akuzat kineze se agjencia inkurajon protestuesit tibetianë t’i vënë zjarrin vetes.
 
Akuzat u ngritën nga gazeta zyrtare China Daily  dhe nga stacioni shtetëror televiziv CCTV.  Drejtori i Zërit të Amerikës, Dejvid Ensor tha se akuzat janë krejtësisht të reme dhe u bëri thirrje China Daily dhe CCTV t’i tërheqin ato.
 
CCTV përfshiu një segmentet në programet e tij që tregonte një burrë në spital, i identifikuar si tibetian, i cili u përpoq të vetëdigjej, por nuk ia arriti. Personi u citua të kishte thënë se i vuri zjarrin vetes pasi pa programet e Zërit të Amerikës që i tajtonin ata që i vinin zjarrin vetes si heronj.
 
Drejtori i Zërit të Amerikës, Dejvid Ensor, tha se akuzuat janë “krejtësisht të reme” dhe shtoi se djegia e njeriut është një akt tragjik dhe një shenjë e presionit psikologjik në Tibet.
 
“Ne njoftojmë për akte të tilla, por në asnjë mënyrë nuk i inkurajojmë ato”, tha zoti Ensor.
 
Ai theksoi gjithashtu se CCTV akuzoi Zërin e Amerikës se përdor kode sekrete për t’u dërguar njerëzve mesazhe në Tibet sipas udhëzimeve të udhëheqësit shpirtëror tibetian, Dalai Lama, një akuzë që zoti Ensor e quajti “absurde”.
 
Edhe shefi i shërbimit tibetian të Zërit të Amerikës, Losang Gyatso, i hodhi poshtë akuzat se lajmet e Zërit të Amerikës ishin të influencuara nga Dalai Lama apo qeveria tibetiane në mërgim. Ai theksoi se lajmet e redaksisë tibetiane shpesh paraqesin edhe pikpamjet e zyrtarëve kinezë.
 
Zëri i Amrikës ka mbuluar gjerësisht rastet e rreth 100 tibetianëve që i kanë vënë zjarrin vetes që nga viti 2009.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
07.02.2013 14:55
Kina komuniste ka ne genin e saj te shpife se e keqja i vjen nga jashte dhe konkretisht nga Zeri i Amerikes..Populli tibetian nuk ju duron juve komuniste kineze te beni reprezalje dhe te ulni ndenjat e gjithe popullit tibetian dhe te liderit te tyre Dalai Lama ,por nuk i durojne reprezaljet qe i beni ujgureve ,nuk po durojne as mongolet as Honkogu..Kina eshte ne prag te nje lufte civile ku pasuria kombetare ka kaluar ne duart Partise komuniste qe perbejne 400 milion kineze komuniste ku hendeku midis te pasurve dhe te varfrve eshte e skajshme per nje lufte civile..


nga: Vasel Malaj nga: SHBA
07.02.2013 14:14
Komunistet kane nje parim, shpif, shpif se diçka do te mbetet.Harruan Komunistet e Kines kur na futen ne SHqiperi "Revolucionin Kultural Kinez" qe ne te persekutuarit Politike e pagum shume shtrejte me dhune dhe terror. SHBA jane shume te permbajtura me Kriminelet Komuniste te çdo LLojit, pasi kane te njejten teori Terror, GJenocid, DHune dhe Diktature ky eshte Motivi i tyre i perbashket pavaresisht se jane Kinez,Rus, Shqiptare apo te tjere. Ideali i Diktatures i bashkon kete Specie Kanibalesh. "Zeri i Amerikes" eshte zeri i Lirise si nje Diell qe shendrit kudo ne Bote, e qe rrezet e ketij Dielli ju verbojne syte Diktatoreve Komuniste. Demokracia eshte arma shkaterruese kunder Diktatoreve Komuniste. Poshte Komunizmi dhe Spiunet e tyre kudo ne Bote!!!

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Sekretari i Shtetit, John Kerry, foli dy herë me zotin Karzai dje, në përpjekje për të zbutur kundërshtimet e udhëheqësit afgan
Më tepër

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’
Më tepër

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive