Lidhje

Çiklisti vullnetar u sjell ilaçet njerëzve në karantinë


Me bllokimin e lëvizjeve të shkaktuara si pasojë e koronavirusit, jeta ka ndryshuar. Sportistët profesionistë që luajnë në skuadër janë prekur veçanërisht nga ky realitet i ri sepse nuk kanë asnjë mënyrë për të ushtruar sportin përkrah shokëve të tyre të skuadrës. Por në rastin e çiklistëve profesionistë, një atlet ka gjetur mënyrën për t'i bërë të gjithë fitues.

Çiklisti profesionist Davide Martinelli nget biçikletën e tij përgjatë qytetit të tij, Lodetto, të Italisë.

“Meqë jam çiklist dhe kam një biçikletë dhe dy këmbë të stërvitura mirë, 10 kilometra distancë në ditë nuk është ndonjë gjë e madhe për mua. Dua të ndihmoj njerëzit që më kanë mbështetur gjithmonë gjatë sezonit. Është koha t'ua shpërblej”, thotë zoti Martinelli.

Zoti Martinelli, i cili paguhet për garat, tani shkon në mbarë qytetin për të shpërndarë ilaçe për ata që janë në karantinë gjatë pandemisë COVID-19.


“Sa më pak njerëz të shkojnë në farmaci, aq më mirë. Në se shkoj unë në vend të tre apo katër personave, ka më pak rrezik për infeksion”, thotë ai.

I ati i Martinellit, Giuseppe, vetë një ish-çiklist i cili tani drejton ekipin e djalit të tij, mbetet optimist se Tour de France do të zhvillohet këtë vit.

Nuk do të ketë anulim por riskedulim. Shpresoj në gusht ose shtator të gjithë mund të shkojmë në mbarë botën, pasi në fund, sporti ynë udhëton dhe njerëzit udhëtojnë nga e gjithë bota për ta parë atë”, thotë Giuseppe.

Tour de France ishte planifikuar të fillonte më 27 qershor dhe tani është shtyrë për në 29 gusht por do të ndjekë të njëjtën linjë. Asnjë datë zyrtare nuk është caktuar për garën për femra.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG