Sipas inspektorit ligjor, zonja Chao kishte përdorur stafin dhe zyrën për nevoja personale dhe për të reklamuar kompaninë e transportit në pronësi të babait dhe motrave të saj.
Kreu i Rezervës Federale tha se inflacioni do të rritet në muajt e ardhshëm, por ka të ngjarë të jetë një rritje e përkohshme dhe jo aq sa të kërkojë që banka qëndrore amerikane të ndryshojë politikat e saj me norma të ulta interesi, në nivel rekord
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i bëri komentet të mërkurën, në një fjalim ku parashtroi objektivat e politikës së jashtme të Presidentit Joe Biden.
"Në marrëdhëniet me Kinën, amerikanët duan më shumë përqendrim tek të drejtat e njeriut, madje edhe në kurriz të lidhjeve ekonomike," thuhet në raportin e Qendrës Pew.
Shteti i Ajouës është një nga shumë shtete që pritet të miratojnë ligje që mund të kufizojnë qasjen e votuesve në zgjedhje
Zyrtarët e mbrojtjes i thanë Zërit të Amerikës se kërkesa e tyre është duke u shqyrtuar. Trupat e Gardës Kombëtare fillimisht ishin planifikuar të largoheshin nga zona e Kapitolit më 12 mars.
Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve miratuan një projektligj që trajton pothuajse çdo aspekt të procesit elektoral dhe synon heqjen e pengesave në ushtrimin e votës.
Pas arritjes së marrëveshjes për të eliminuar pagesën prej 1400 dollarësh për amerikanët me të ardhura më të larta, senatorët vendosën të mos votojnë të mërkurën por mund ta hapin debatin të enjten.
Komandanti i Gardës Kombëtare në Uashington i tha Kongresit të mërkurën se u deshën më shumë se tre orë për të marrë miratimin për të dislokuar trupat në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara gjatë sulmit të 6 janarit.
Policia e Kapitolit paralajmëroi të mërkurën se mund të ketë plane nga një grup paraushtarak për të hyrë me forcë në ndërtesë, një kërcënim që sjell në mendje skena të sulmit të 6 janarit.
Organizata PEN America kishte ngritur padi ku argumentonte se Presidenti Trump ishte hakmarrë ndaj gazetarëve për artikuj kritikë, duke shkelur Amendamentin e Parë që mbron lirinë e shprehjes dhe të shtypit.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi të mërkurën se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë sprova “më e madhe gjeopolike” e shekullit.
Ngarko më shumë