Lidhje

Dita Përkujtimore, fjalimi i Presidentit Obama


Presidenti u bëri thirrje amerikanëve të nderojnë kontributin që kanë dhënë pjesëtarë të mëparshëm dhe aktualë të forcave të armatosura amerikane

Presidenti Barak Obama u bëri thirrje amerikanëve të nderojnë kontributin që kanë bërë pjesëtarë të mëparshëm dhe aktualë të forcave të armatosura amerikane për vendin në festën kombëtare Dita Përkujtimore. Presidenti vlerësoi rolin e atyre amerikanëve që dhanë jetën gjatë shërbimit ushtarak.

Në fjalimin e përjavshëm drejtuar vendit, zoti Obama tha se Dita Përkujtimore është momenti kur vendi duhet të riafirmojë zotimin e tij ndaj veteranëve dhe familjeve të tyre.

Dita Përkujtimore shënohet çdo vit në të hënën e fundit të muajit maj. Jo-zyrtarisht kjo ditë shënon edhe fillimin e sezonit veror, kur hapen shumë nga klubet verore të argëtimit, pishinat publike dhe njerëzit fillojnë dyndjen drejt plazheve.
XS
SM
MD
LG