Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton përsëriti thirrjet që Rusia të tërheqë forcat e saj nga dy republikat separatiste të Gjeorgjisë. Trupat ruse vazhdojnë të qëndrojnë në Abkhazi dhe Osetinë Jugore, të cilat shpallën pavarësinë nga Gjeorgjia pas luftës së vitit 2008 mes Gjeorgjisë dhe Rusisë.
Zonja Klinton i bëri komentet sot, në takimin me udhëheqësit gjeorgjianë në vendpushimin e Detit të Zi, Batumi, ku u diskutua për çështje politike dhe të sigurisë. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë.
"Ndërsa punojmë për të rindërtuar lidhjet mes njerëzve të dëmtuara nga konfliktet e së kaluarës, Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë. Ne kundërshtojnë pushtimin dhe militarizimin e territorit gjeorgjian nga Rusia dhe i bëjmë thirrje Rusisë të përmbushë detyrimet sipas marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2008, duke përfshirë tërheqjen e forcave të saj në pozicionet para-konfliktit dhe lejimin e ndihmës humanitare ".
Trupat ruse vazhdojnë të qëndrojnë në krahinat e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, të cilat shpallën pavarësinë nga Gjeorgjia pas luftës së shkurtër të vitit 2008 mes Gjeorgjisë dhe Rusisë. As Abkhazia dhe as Osetia e Jugut nuk janë njohur nga komuniteti ndërkombëtar si republika autonome.