Lidhje

Zgjedhje parlamentare në Francë


Franca mban zgjedhje parlamentare të dielën dhe pritet që partia socialiste e Presidentit Francois Hollande të fitojë bindshëm

Franca mban zgjedhje parlamentare të dielën dhe pritet që partia socialiste e Presidentit Francois Hollande të fitojë bindshëm, duke konsoliduar edhe më tej pushtetin e tij. Pas dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale, 46 milionë votuesve francezë po u kërkohet që të hedhin votat për të tretën herë në më pak se dy muaj, këtë radhë për anëtarët e rinj të Dhomës së Ulët të parlamentit që ka 577 vende.

Nga përfundimi i këtyre zgjedhjeve varet aftësia e Presidentit Hollandë për të qeverisur me efektivitet, ndërsa përpiqet të rigjallërojë ekonominë e ngecur, të zbusë papunësinë që ka arritur nivelin më të lartë në 12 vitet e fundit dhe të ulë deficitin qeveritar, pa i privuar 65 milionë francezë nga sistemi bujar i sigurimeve shoqërore dhe përfitimeve të tjera të garantuara nga qeveria.
XS
SM
MD
LG