Lidhje

Pentagon: Shënohet muaji i të drejtave të homoseksualëve


Dje Pentagoni shënoi një moment historik duke festuar muajin e të drejtave të homoseksualëve për herë të parë.

Më pak se një vit më parë, ushtria amerikane i dha fund politikës së ashtuquajtur “Mos pyet, mos trego” si mënyrë për të lejuar homoseksualët që të sherbejnë haptas në ushtri.

Qindra ushtarë u mblodhen dje në një sallë të Pentagonit ndërkohë që Departamenti i Mrojtjës iu bashkua institucioneve të tjera amerikane publike e private në shënimin e muajit qërshor si muaji i homoseksualëve.

Ushtarët burra dhe gra shikuan komentet në video të Presidentit Barack Obama dhe të Sekretarit amerikan të mbrojtjes, Leon Panetta.

Avokati kryesor i ushtrisë Jeh Johnson tha se nuk ka patur probleme të mëdha që nga koha kur homeseksualët dhe lezbiket janë lejuar të shërbejnë në forcat e armatosura pa patur nevojë për të fshehur preferencën e tyre seksuale.
XS
SM
MD
LG