Zyrtarët në Afganistanin jug-lindor thonë se një bombë e vënë në anë të rrugës ka hedhur në erë një autobus, duke vrarë 5 pasagjerë, përfshirë gra dhe fëmijë.
Autoritetet thonë se shpërthimi në provincën Gazni plagosi edhe 18 vetë. Autobusi po udhëtonte nga Kabuli drejt qytetit Kandahar.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e sotëm, por mjeti artizanal që shkaktoi incidentin është një taktikë që përdoret shpesh nga kryengritësit.
Sipas Kombeve të Bashkuara, forcat anti-qeveritare janë përgjegjëse për shumicën e viktimave civile në Afganistan.