Lidhje

Gazeta turke: Assadit i vjen keq për rrëzimin e avionit turk


Një gazetë turke citon Presidentin sirian Bashar al-Assad të thotë se i vjen keq që forcat e tij goditën dhe rrëzuan një avion ushtarak turk muajin e kaluar.

Gazeta Cumhuriyet botoi komentet e zotit Assad sot, ku ai këmbëngul se avioni kishte hyrë në hapësirën ajrore siriane që ishte përdorur nga avionët izraelitë tre herë në në të kaluarën.

Turqia thotë se avioni hyri gabimisht dhe ishte rikthyer në hapësirë ndërkombëtare para se Siria ta rrëzonte më 22 qershor. Gazeta citonte zotin Assad të thoshte se nuk do të ngurronte të kërkonte falje për sulmin, nëse varianti turk për ngjarjen do të ishte i vërtetë.

Ai gjithashtu e shpërfilli mundësinë se gjendja mes Turqisë dhe Sirisë do të përshkallëzohej, duke thënë se nuk do të kthehej në një konflikt të armatosur.

Po sot, organizata Human Rights Watch nxorri një raport të ri ku akuzonte qeverinë siriane se ka torturuar dhe keqtrajtuar të ndaluarit në 27 objekte në gjithë vendin.
XS
SM
MD
LG