Lidhje

Amerika e përfshirë nga temperaturat e larta


Territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë i mbuluar nga temperaturat e larta të cilat këto ditë janë mbi 37 gradë celcius. Qyteti i Çikagos regjistroi dje temperaturën rekord prej 39.4 gradë celcius, ndërsa parashikimet e meteorologëve thonë se kjo valë të nxehti do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme e në fundjavë.

Situata vështirësohet për njerëzit të cilët kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhisë së javës së kaluar. Në shtetin e Virginias Perëndimore me rreth 1.9 milion banorë, sipas të dhënave zyrtare, rreth një e treta e popullsisë ende vuan mungesën e energjisë elektrike.

Fundjava pritet që të ketë tempratura edhe më të larta. Sipas parashikimeve pritet që kryeqyteti amerikan Uashington të thyejë rekordin e temperaturave të larta ditën e nesërme, pasi pritet që termometri të shënojë 41 gradë celcius.

Sipas specialistëve fillim i javës së ardhshme mund të sjellë temperatura më të ulëta.
XS
SM
MD
LG