Lidhje

Obama përshëndet zgjedhjet në Libi


Presidenti amerikan i cilësoi votimet si një tjetër moment historik në tranzicionin e këtij vendi drejt demokracisë.

Presidenti amerikan Barak Obama përshëndeti zhvillimin në Libi të zgjedhjeve të para të lira në 60 vjet. Ai i cilësoi votimet e djeshme si një tjetër moment historik në tranzicionin e këtij vendi drejt demokracisë.

Në një deklaratë të nxjerrë mbrëmë, Presidenti amerikan përcjell përgëzimet e tij për Libinë në emër të popullit amerikan.

Komisioni Zgjedhor Libian përllogarit një pjesëmarrje në masën 60 për qind. Rezultatet e votimeve do të publikohen javën e ardhshme.

Afro 3 milionë libianë ishin regjistruar për të votuar për Asamblenë Kombëtare me 200 vende, që do të krijojë qeverinë e përkohëshme dhe do të hartojë një projekt-kushtetutë në përgatitje për zgjedhjet e plota parlamentare të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG