Lidhje

Ndahet nga jeta aktori Ernest Borgnine


Ernest Borgnine vdiq në një spital të Los Angelesit në moshën 95 vjeçare

Aktori i Hollivudit Ernest Borgnine vdiq në Los Angeles në moshën 95 vjeçare.

Ernest Borgnine hyri në shkollën për aktor, pas kthimit nga Lufta e Dytë Botërore ku shërbeu në rradhët e marinës amerikane.

Ai u bë i famshëm me rolin e Martit në filmin me të njëjtin emër, ku luajti rolin e një kasapi të trishtuar e të vetmuar, që trazohej nga shqetësimet e nënën, e cila kishte frikë se mos djali do mbetej pa martuar. Për këtë rol në vitin 1955, Borgnine fitoi Çmimin Oskar, që i hapi rrugën një karriere të gjatë e të frytshme.

Ernest Borgnine vdiq në njjë spital të Los Angelesit. Ai ishte 95 vjeç.
XS
SM
MD
LG