Lidhje

Armstrong kundërshton agjencinë anti-doping


Lance Armstrong
Lance Armstrong

Armstrong ngriti një padi federale në qytetin Austin, Texas, duke i kërkuar gjykatës pushimin e çështjes

Kampioni i çiklizmit, amerikani Lance Armstrong, fitues i shtatë garave Tour de France, hodhi hapin për të bllokuar Agjencinë amerikane Anti-doping që e ka akuzuar atë për marrjen e drogës gjatë karrierës së tij sportive.

Armstrong ngriti një padi federale në qytetin Austin, Texas, duke i kërkuar gjykatës pushimin e çështjes.

Agjencia Anti-Doping ngriti padi kundër Armstrongut në qershor. Nëse shpallet fajtor, atij mund t’I mohohen fitoret e garave dhe të përjashtohet nga çiklizmi. Armstrong thotë se është i pafajshëm dhe se shefi i agjencisë, Travis Tigart, po ndjek një hakmarrje personale kundër tij.

Avokatët janë duke i kërkuar gjykatës të lëshojë një urdhër deri të shtunën, që është afati për Armstrongun t'iu përgjigjet akuzave, ose të pranojë sanksione të ashpra.
XS
SM
MD
LG