Autoritetet federale shpallën emrat e katër të dyshuarve në vrasjen e oficerit të kufirit Brian Terri në vitin 2010. Një i dyshuar i pestë u arrestua në vendin e vrasjes. Qeveria jep 1 milionë dollarë shpërblim për informacion që çon në kapjen e të dyshuarve.
Vrasja ndodhi gjatë një operacioni të diskutueshëm, i njohur si "Fast and Furious", në të cilin agjentët federalë amerikanë lejuan kontrabandimin e armëve në Meksikë, duke shpresuar se vëzhgimi i këtij operacioni do të çonte në kapjen e trafikantëve të armëve. Por agjentët humbën gjurmët e shumë prej armëve, dy prej të cilave u përdorën në vrasjen e oficerit të kufirit Brian Terri.
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit votoi muajin e kaluar për masë disiplinore ndaj Prokurorit të Përgjithshëm Eric Holder pasi ky nuk përfilli kërkesën e ligjvënësve për të dorëzuar dokumente në lidhje operacionin Fast and Furious.