Lidhje

Shqetësime për sigurinë e ushqimit në avion


Hetime nga FBI
Hetime nga FBI

Autoritetet janë duke hetuar se si gjilpërat gjetën vend në ushqime që iu shërbyen udhëtarëve në katër fluturime nga Amsterdami në SHBA

Autoritetet amerikane dhe holandeze janë duke hetuar se si gjilpëra gjetën vend në ushqime që iu shërbyen udhëtarëve në katër fluturime nga Amsterdami në SHBA.

Të dielët pasagjerët gjetën gjilpëra në sanduiçet e tyre ndërsa po hanin gjatë fluturimit me linjën ajrore Delta për Mineapolis, Atlanta dhe Seattle. Një person u lëndua, por nuk pranoi trajtim.

Byroja Federale e Hetimeve tha të martën se ka nisur një hetim kriminal së bashku me policinë holandeze.Sanduiçet ishin përgatitur nga një kompani hotelierie, Gourmet Gate.

Një prej udhëtarëve të cilët kafshoi në një sanduiç me një gjilpërë në të, James Tonges, tha se ai ndjeu majën e mprehtë të gjilpërës në gojën e tij.

Pasi u gjetën gjilpërat në 5 sanduiçe, pasagjerëve në aeroplan iu shërbyen pica.

Kompania ajrore Delta tha se është duke e marrë këtë çështje shumë seriozisht, ndërsa firma ushqimore Gourmet Gate e quajti incidentin një situatë tmerrësisht tronditëse.
XS
SM
MD
LG