Lidhje

Obama shpalos politikat e tij ekonomike


Duke folur në në San Antonio të Teksasit, zoti Obama tha se nëse rizgjidhet ai do të vazhdojë të punojë për familjet amerikane.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama thotë se politikat e tij ekonomike do ta çojnë vendin përpara gjatë katër viteve të ardhshme.

Duke folur në një aktivitet fushate në San Antonio të Teksasit, zoti Obama tha se nëse rizgjidhet ai do të vazhdojë të punojë për familjet amerikane.

Zoti Obama thotë se do që të ndërpresë shkurtimit e taksave për kompanitë që po zhvendosin vendet e punës jashtë Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, kandidati republikan për President Mitt Romney bëri dje fushatë në Pitsburg të Pensilvanisë.

Ai përsëriti se nuk do t’i dorëzohet presionit në rritje për të bërë publike taksat që ka paguar para vitit 2010.
XS
SM
MD
LG