Lidhje

Shtohet siguria në prag të Lojrave Olimpike


Në kuadrin e Lojërave Olimpike, qeveria britanike ka vendosur të ketë në gadishmëri 1 mijë e 200 trupa shtesë, për mbrojtjen e Stadiumit Olimpik, pasi një firmë private nuk e resepktoi kontratën për të sjellë numrin e nevosjhëm të rojeve.

Sekretari për Lojërat Olimpike Jeremy Hunt tha sot se kabineti qeveritar është i mendimit se asgjë nuk i duhet lënë rastësisë tani kur kanë mbetur vetëm tri ditë nga fillimi i ngjarjes më të madhe që ka ndodhur në Britani pas luftës. Trupat shtesë e çojnë në 18 mijë e 200 numrin e forcave ushtarake për Olimpiket. Ceremonia hapëse lojërave do të jetë të premten.
XS
SM
MD
LG