Lidhje

Prejardhja racore e presidentit Obama


ancestry.com
ancestry.com

Kompania Ancestry.com thotë se zoti Obama mund të jetë stërnipi i 11-të i një prej skllevërve të parë të dokumentuar amerikanë

Një firmë gjenealogjike amerikane thotë se ka gjetur prova se presidenti Barak Obama mund të ketë prejardhje afrikane nga nëna e tij, një grua e bardhë nga shteti Kansas.

Kompania Ancestry.com me bazë në shtetin Utah thotë se nëna e zotit Obama, Stanley Ann Dunham, e ka prejardhjen nga një skllav afrikan në koloninë e Virxhinias.

Kompania Ancestry.com thotë se zoti Obama mund të jetë stërnipi i 11-të i një prej skllevërve të parë të dokumentuar të Afrikës në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama ka prejardhje afrikane nga babai i tij, zezak nga Kenia.

Ancestry.com thotë se ajo përdori analizat e ADN-së për të mësuar se nëna e zotit Obama rrjedh nga një familje e përzier racore. Megjithatë, Ancestry.com thotë se nuk mund të ndjekë përfundimisht linjën e plotë të familjes nga sot deri në periudhën e skllavërisë në koloninë e Virxhinias, për shkak të mangësive në të dhënat publike.

Për këtë raport deri tani nuk ka pasur ndonjë koment të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë apo vetë zoti Obama.
XS
SM
MD
LG