Lidhje

Raporti vjetor mbi liritë fetare në botë


CLINTON
CLINTON

Raporti rendit shtatë vendet me shqetësim të veçantë - Kina, Eritrea, Irani, Koreja e Veriut, Sudani, Birmania dhe Uzbekistan

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se egjiptianët dhe komuniteti ndërkombëtar vazhdojnë të presin nga presidenti i ri egjiptian, Mohammed Morsi, që të emërojë një qeveri ku të përfshihen gra dhe të krishterë.

Zonja Klinton tha se të krishterët në Egjipt dyshojnë në se një qeveri e udhëhequr nga Vëllazëria Muslimane do të qeverisë drejtë si për jo-muslimanët edhe për myslimanët. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do t’a vlerësojnë qeverinë egjiptiane nga veprimet dhe jo fjalët.

Sekretarja e Shtetit i bëri komentet në Uashington të hënën, pas publikimit të raportit vjetor të Departamentit të Shtetit mbi gjendjen e lirisë fetare në botën. Raporti thekson gjendjen e lirive fetare në vendet muslimane, duke përfshirë Arabinë Saudite, Pakistanin dhe Afganistanin.

Raporti gjithashtu rendit shtatë vendet të tjera me shqetësim të veçantë - Kina, Eritrea, Irani, Koreja e Veriut, Sudani, Birmania dhe Uzbekistani.

Në Kinë, raporti thotë se ka pasur një përkeqësim të respektitmit të lirisë fetare nga ana e qeverisë, përfshi ndaj rajoneve të Tibetit dhe ndaj muslimanëve që jetojnë në rajonin autonom Xinjiang.

Raporti i Departamentit të Shtetit thotë se në Korenë e Veriut, liria fetare nuk ekziston fare.

Raporti thotë se qeveria kalimtare e Egjiptit ka bërë gjeste në drejtim të pjesmarrjes më të gjerë, por ka dështuar të mbajë përgjegjëse forcat e sigurisë që godasin kryesisht protestues të krishterë.

Çështje të lirisë fetare mbizotëruan vizitën e Sekretares Klinton në Egjipt në fillim të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG