Lidhje

Suxho: Amerika realizoi ëndrrën time sportive


Donald Suxho
Donald Suxho
Ekipi amerikan i volejbollit për meshkuj po shfaqet në një formë të mirë në Lojrat Olimpike të Londrës. Deri tani ai ka arritur tre fitore dhe shihet si një prej ekipeve të forta pjesmarrëse në kët sport.
Në ekipin amerikan luan edhe Donald Suxho lojtari me origjinë shqiptare, i cili ka nisur karrierën e tij sportive në qytetin e lindjes Korçë.
Mbas ardhjes familjarisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996, Donaldi e vazhdoi edhe më tej angazhimin e tij me volejbollin, duke arritur që të jetë pjesë e ekipit kombëtar amerikan që në vitin 2001.
Gjatë intervistër për programin tonë televiziv Ditari, Donald Suxho foli për fillimet e karrierës së tij si sportist në Shqipëri, si dhe mundësitë që iu dhanë në SHBA për të vazhduar më tej këtë sport.
Që nga viti 2001 volejbollisti shiptaro-amerikan është organizator i ekipit kombëtar amerikan dhe një prej emrave kryesorë të tij.
Suxho tha se edhe Shqipëria ka patur një preiudhë shumë të mirë të volejbollit, por duhet bërë më shumë në drejtim të pregatitjes së ekipeve të të rinjëve, për të arritur rezultate të larta.
Për volejbollistin Donald Suxho familja e tij, prindërit, bashkëshorja, vëllai dhe i biri, janë elementët bazë që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës së tij sportive në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG