Lidhje

Shkodër: Në përfundim rikonstruktimi i Spitalit Rajonal


Në Shkodër është në përfundim rikonstruktimi i plotë i një Spitali Rajonal për gjithë zonën Veriore të Shqipërisë, projekt ky që financohet nga Banka Europiane dhe Qeveria e Shqipërisë.
Sot, Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, inspektoi punimet dhe u shpreh se Spitali Rajonal i Shkodrës po paiset me teknologjinë bashkëkohore të diagnostikimit, përfshirë edhe telemedicinën.
Gjithashtu, Ministri Tavo kritikoi sistemin e sotëm të prokurimit të medikamenteve mjeksore, sistem ky që, sipas tij, ka krijuar mungesa në ilaçe në sistemin spitalor të vendit.
XS
SM
MD
LG